24 ore lajme: Bekam & Galaksi përjetuan humbje të thellë Bekam & Galaksi përjetuan humbje të thellë ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 30 March, 2008 12:32:00 Në ndeshjen e parë të kampionatit të rregullt të SHBA-së, ylli anglez, Dejvid Bekam ka përjetuar një katastrofë të vërtet me skuadrën e tij, Los Anxhelos Galaksi. Në fakt, Galaksi ka pësuar humbje të thellë, me rezultat 4:0 nga Kolorado Riots. Bekami të mërkurën luajti 63 minuta në miqësoren Francë-Angli, prandaj si arsye për humbjen kaq të thellë të Galaksisë disa media amerikane e kanë parë pikërisht paraqitjen e Bekamit në Paris. "Shkuarja ime në Francë nuk është arsye e humbjes tonë. E pranoj se nuk isha 100 përqind i përgatitur, por jam ndjerë mirë gjatë tërë ndeshjes. Arsyeja e humbjes është tek realizimi i dobët i aksioneve. Ne assesi nuk arritëm të gjejmë rrugën e golit. Por, kjo është krejt ajo që mund të them, sepse përndryshe mund të marrë ndonjë dënim", ka theksuar ylli anglez