Bekam & Galaksi përjetuan humbje të thellë
Në ndeshjen e parë të kampionatit të rregullt të SHBA-së, ylli anglez, Dejvid Bekam ka përjetuar një katastrofë të vërtet me skuadrën e tij, Los Anxhelos Galaksi.
Në fakt, Galaksi ka pësuar humbje të thellë, me rezultat 4:0 nga Kolorado Riots. Bekami të mërkurën luajti 63 minuta në miqësoren Francë-Angli, prandaj si arsye për humbjen kaq të thellë të Galaksisë disa media amerikane e kanë parë pikërisht paraqitjen e Bekamit në Paris. "Shkuarja ime në Francë nuk është arsye e humbjes tonë. E pranoj se nuk isha 100 përqind i përgatitur, por jam ndjerë mirë gjatë tërë ndeshjes. Arsyeja e humbjes është tek realizimi i dobët i aksioneve. Ne assesi nuk arritëm të gjejmë rrugën e golit. Por, kjo është krejt ajo që mund të them, sepse përndryshe mund të marrë ndonjë dënim", ka theksuar ylli anglez
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj