24 ore lajme: Kampionati ne futboll: Besa shkatërron Shkumbinin Kampionati ne futboll: Besa shkatërron Shkumbinin ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 30 March, 2008 07:20:00 3-0. Besa shkatërron Shkumbinin. Parid Xhihani ishte ndëshkuesi i madh i sfidës. Ish-sulmuesi i Dinamos shënoi dy gola të shpejtë në minutat 8 dhe 21, duke i dhënë qetësinë e duhur formacionit të Sulejman Starovës. Peqinasit e Gugash Maganit (e ndoqi takimin nga tribuna) u shfaqën shumë të plogësht dhe jo shumë të motivuar (vetëm një goditje shtylle nga ana e Ilir Qorrit). Për ta firmosur fitoren e 11-të sezonale të Besës, mendoi Enkelejd Alikaj i cili shënoi një eurogol në minutën e 92-të duke mbyllur takimin në mënyrën më të mirë. Kategoria Superiore Java 25 Të premten Tirana-Elbasani 2-1 Xhafaj 70’, Hyka 75’/ Bejzade 7’ Te shtunen Partizani-Kastrioti 0-0 Vllaznia-Flamurtari 2-0 Sinani 30’, 65’ Besa-Shkumbini 3-0 Xhihani 8’, 21’, Alikaj 92’ Skënderbeu-Besëlidhja 0-2 Ngjela 8’ (p), Da Silva 92’ Të dielën Dinamo-Teuta Jemini, Salaj, Guçe * Ndeshja fillon në orën 15:30 RENDITJA 1.Partizani 49 2.Dinamo* 48 3.Vllaznia 41 4.Besa 41 5.Tirana 40 6.Elbasani 39 7.Shkumbini 34 8.Flamurtari 32 9. Kastrioti 24 10.Besëlidhja 26 11.Teuta* 23 12.Skëndërbeu 11 * Një ndeshje më pak Java 26 Kastrioti-Dinamo Flamurtari-Partizani Shkumbini-Vllaznia Elbasani-Besa Tirana-Skënderbeu Teuta-Besëlidhja