Seksionet
Votim: Kutite
Kembengulja e Berishes per te mos hapur kutite tregon:
Paqe me Duken: Klubet as bojkot dhe as protesta
Drejtuesit e 12 klubeve të elitës së futbollit shqiptar arritën në raundin e dytë me drejtuesit e FSHF-së një akord për mundësinë e heqjes se pezullimit të Shqipërisë nga FIFA e UEFA. Federata Shqiptare e Futbollit publikoi në faqen e saj zyrtare (fshf.org) një deklaratë të përbashkët nga drejtuesit e 12 të Kategorisë Superiore, ku përmes katër pikave i kërkohej “... Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve z. Ylli Pango, të plotësojë zyrtarisht kërkesat e parashtruara nga FIFA dhe UEFA dhe të firmosë statutit e aprovuar në asamblenë e datës 09.06.2007 nga anëtarët e saj”, për t’i dhënë edhe fund krizës ndërkombëtare të futbollit shqiptar. FSHF pohoi se është shuar çdo paqartësi që kishin presidentët e klubeve në lidhje me krizën që po përjeton futbolli ynë. “Përfundimisht kemi dalë në një qëndrim dhe vendim unanim. Së bashku edhe me klubet vendosëm që t’i kërkojmë Ministrisë të Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve që të plotësojë urgjentisht kërkesat që ka dërguar FIFA dhe UEFA”, - tha presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në konferencën e tij për shtyp.
AS PROTESTA DHE AS BOJKOT
Vetë bosi i të “kuqve” për mediat tha: “Morëm të gjitha masat për t’u kthyer në FIFA e UEFA duke bërë të pamundurën edhe nga federata (FSHF) edhe nga ministria (MTKRS) për të kaluar këtë problem. Më pas do të vendosim edhe në Asamblenë e radhës apo të atë të Jashtëzakonshme ku do të vendosim edhe për disa pika që kishte statusi. Për të qenë korrekt edhe me publikun, dua të them se e kemi miratuar pa e lexuar fare. Protesta? Unë nuk jam për protesta. Fillimisht duhet të kontaktojnë ministria (e Sporteve) me FSHF-në. Nga protesta nuk arrijmë asgjë. Nuk do të bojkotojmë më”.
ASAMBLE E JASHTËZAKONSHME, OPSION
Pak orë më pas, në faqen zyrtare të klubit të futbollit “Partizani” (fkpartizani.al), u publikua një kërkesë me 10 pika të hartuar e të rënë parimisht po nga klubet e Superligës, ku kërkoheshin midis të tjerat edhe “... vendosjen e datës për mbledhjen e Asamblesë së Jashtëzakonshme, përpara datës 30 prill 2008, që është edhe afati i fundit i mbledhjes së Asamblesë së Zakonshme”. Sipas asaj, që një zëdhënës i klubit të kuq, në kërkesën e klubeve kërkoheshin disa ndryshime thelbësore në statutin aktual, me të cilin operon edhe veprimtaria aktuale e qeverisë së futbollit shqiptar. “Sipas statutit të FSHF-së Asambeja e Zakonshme mblidhet një herë në vit brenda katërmujorit të parë”, - tha zëdhënësi i klubit Partizani. “Minimalisht duhet të njoftohemi 30 ditë përpara për datën e mbledhjes së Asamblesë”.
PRESIDENTI, VETËM DY MANDATE
Kërkesa e klubeve ka dhe zhvillime interesante. “...Ndryshime në statut për kufizimin e mandatit të presidentit të FSHF-së, jo me shumë se dy mandate”, thuhet në pikën 3 të kërkesës së publikuar në fkpartizani.al, ç’ka do të thotë, që nëse ajo do të miratohet në Asamblenë e radhës (e zakonshme apo e jashtëzakonshme), presidenti aktual i FSHF-së, Armand Duka (në fillim të mandatit të tij të dytë) do të largohej në mënyrë demokratike nga detyrimi i statutit. Mbetet për t’u verifikuar sa ku ndryshim përshtatet me statutet e FIFA-s dhe UEFA-s.
LUFTË FENOMENEVE NEGATIVE
Futbolli shqiptar në mënyrë të vazhdueshme vuan nga një sërë fenomenesh negative dhe akte dhune, ku aktorë kanë qenë lojtarë e drejtues klubesh, por dhe tifozë në shkallët e stadiumeve. Viktima pa dyshim kanë së pari gjyqtarët. “Ne garantojmë tërë opinionin publik se do të jemi kritikë ndaj fenomeneve negative që shfaqen në futbollin shqiptar. Ne garantojmë, se do t’i luftojmë këto fenomene negative brenda familjes së futbollit dhe me mbështetjen e anëtarëve të saj”, - thuhet në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të federatës.
ANËTARË FANTAZËM
Një pikë shumë e ashpër të kërkesave të klubeve të Superligës, të lexuar nga presidenti i Partizanit, Albert Xhani ishte edhe heqja e të drejtës së votës së disa anëtarëve të shoqatave. Në Asamblenë e FSHF-së me të drejtë vote përfaqësimi janë 73 anëtarë të saj. “Heqjen e të drejtës së votës anëtarëve fantazëm, të shoqatave të ndryshme të cilat deri tani konsiderohen të njëjtë me klubet e futbollit”, - thuhet në deklaratën botuar në faqen fkpartizani.al. Këto kërkesa janë diskutuar dhe miratuar edhe nga klubet e Superiores që morën iniciativën për të bërë publike nevojën e ndryshimeve
Vlereso artikullin



del.icio.us
Facebook
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj