Seksionet
Votim: Kutite
Kembengulja e Berishes per te mos hapur kutite tregon:
Ronaldo ne udhekryq per te ardhmen
Dhe vjen nje dite qe edhe futbollistet me te medhenj te mendojne cfare do bej pas futbollit te luajtur. lodhur, me shpresa te pakta dhe i bezdisur nga dhimbjet e shpeshta. Dimri i trishte i Ronaldos e ndjek dite pas dite, me shpresen per t'u kthyer edhe njehere fenomeni i dikurshem. Por edhe pse pas shume vuajtjesh, duket se Ronaldo Luis Nazario Da Lima po mendon vertet te vare kepucet ne gozhde ne fund te sezonit. Gjendja e tij eshte e njejte me ate te gjashte muajve me pare dhe asgje nuk ka ndryshuar. Trishtimi ne syte e Milanit, shokeve te skuadres, Adriano Galianit dhe Karlo Ancelotit duket qarte per brazilianin. Pas gjashte muajsh e gjysme, Roni eshte ende i ndalur, per shkak te atij demtimi te pesuar gjate fundit te muajit korrik. Pasi zhvilloi nje fundsezoni te shkelqyer vitin kaluar, asnje nuk mund ta mendonte se fenomeni brazilian mund te vazhdonte serine e tij te panderprere te demtimeve. Fillimi i vitit 2008 me dy golat kunder Napolit ishte i suksesshem dhe te gjithe menduan se Ronaldo u rikthye. Por... pas nje jave u desh qe gjithcka te nisej nga fillimi, pasi shqetesimet ne kembe filluan perseri. Te flitet per rinovim te kontrates me kuqezinjte (kontrata skadon ne fund te sezonit) nuk ka sens per te dhe per Milanin. Ashtu sic ka thene dhe Galiani: "Rezultatet e "MilanLab" mund te jene te rendesishme per te zgjatur ose jo nje kontrate. Kjo vlen edhe per Ronaldon". Deklarate e qarte kjo, qe duket se do te jete shume vendimtare per karrieren e brazilianit. Provimi i ndonje eksperience shumemiliardeshe ne ndonje kampionat te huaj si ne Amerike ose ne Emiratet e Bashkuara Arabe, eshte nje mundesi per Ronaldon, por vete 31-vjecari nuk po mendon aspak per dicka te tille, por vetem per t'u sheruar dhe per te luajtur ne vazhdimesi. Por menjehere pas nje sforcimi te vogel muskujt behen kapricoze dhe mbi te gjitha, i dhembin. Ne ndeshjen kunder Sienes braziliani nuk ka mundur te zgjase me shume se nje pjese loje dhe momentet e tij te keqija jane kthyer serish. Cila mund te jete zgjidhja? Ronaldo po mendon per nje zgjidhje ekstreme. T'i thote "Faleminderit" Milanit dhe ta mbylle me futbollin. Ne prag te 32-vjetorit mund te mendoje edhe lamtumiren dhe ta mbylle karrieren tek kuqezinjte. Asgje nuk eshte e vendosur, por nese rruga e mendimeve te tij mund te jete kjo, atehere vjen sepse Ronaldo eshte i lodhur nga demtimet e shumta. Sigurisht qe te gjithe adhuruesit e futbollit nuk e duan nje gje te tille kaq shpejt, pasi futbolli mund te humbase nje nga kampionet e vertete.
Vlereso artikullin



del.icio.us
Facebook
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj