Faqja e Pare | Sporti | Shkon në 21 numri i klubeve që kërkojnë mbledhjen e Asamblesë së Jashtëzakonshme për shkarkimin e Armand Dukës

Shkon në 21 numri i klubeve që kërkojnë mbledhjen e Asamblesë së Jashtëzakonshme për shkarkimin e Armand Dukës

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Shkon në 21 numri i klubeve që kërkojnë mbledhjen e Asamblesë së Jashtëzakonshme për shkarkimin e Armand Dukës nga posti i presidentit të FSHF-së. Nismës së 6 presidentëve ditën e hënë, i janë bashkuar së fundmi edhe klube të tjera të Kategorisë së Parë dhe të dytë që në bazë të nenit 25, pika 2, të Statutit të Federatës Shqiptare të Futbollit, kërkojnë thirrjen e Asamblesë së re. Në të thuhet se 1/3 e anëtarëve mund të kërkojnë mble-dhjen e saj dhe Federata është e detyruar që ta thërrasë brenda 3 muajve. “Le të vijë edhe FIFA e UEFA në Shqipëri që të caktojnë një datë për këtë”, thuhet në letrën e klubeve. “Ne nuk jemi palë as me Dukën e as me Pangon, por kjo situatë duhet të zhbllokohet”, shkruhet më tej në të. Këta 21 klube, që për hir të së vërtetës plotësojnë numrin e nevojshëm për thirrjen e Asamblesë, shprehen se është e pakuptueshme përse Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së nuk e thërret atë. Gjithsesi, përveç deklaratës së presidentit të FIFA-s Blater se nuk do të njihet asnjë lloj Asambleje në këto kushte, një tjetër pikë kundër kësaj kërkese është që edhe brenda për brenda një klubi, qëndrimet nuk kanë qenë unison. Pavarësisht firmosjes së deklaratës së Arben Lazes ditën e hënë, kryetari i bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini e hodhi poshtë këtë, duke thënë se qëndrimi i klubit nuk është ky dhe se verdheblutë do të jenë në fushë nesër.
Federata
Kërkesës së 21 klubeve për të thirrur Asamblenë e re, Federata Shqiptare e Futbollit iu ka kujtuar letrën e presidentit të FIFA-s Sep Blater dy ditë më parë. Shefi i zyrës së shtypit Tritan Kokona u shpreh gjithashtu se një kërkesë e tillë nuk ka ardhur në zyrat e Federatës. “Për gjithçka lidhur me këto lëvizje nga klube apo presidentë klubesh, ne jemi njohur vetëm nëpërmjet shtypit”, tha Kokona për “Gazetën Shqiptare”. “Gjithsesi, të gjithë duhet të jenë të qartë në një pikë, që Asambleja e ngritur në këto kushte nuk do të njihet”, shtoi më tej ai. Vetëm dy ditë më parë, presidenti i FIFA-s Sep Blater sqaroi pozicionin e institucionit që ai drejton në lidhje me një Asamble të mundshme në Shqipëri. “Nëse ndërmerren veprime që cënojnë presidentin e FSHF-së, zëvendësojnë apo ndëshkojnë ato, FIFA nuk do t’i njohë. Këta klube duhet të jenë të vetëdijshëm që si anëtarë të FSHF-së, ata janë indirekt anëtarë edhe të FIFA-s. Si të tillë, ata kanë obligimet për të respektuar vendimet e FIFA-s, siç përcaktohet në Nenin 13.1 të Statutit të FIFA-s”, shkruan Blater. Sipas tij, një Asamble e ngritur në kushte jo normale dhe presioni, nuk do të njihet nga këto organizma.

Komente (2 vendosur):

ilirantoni ne 24 March, 2008 01:14:39
avatar
fusni bagetine te kullose se vetem ate pune dini me e bo mire.
T'JU VIJE TURP
O TESTICLE QE NA FELLIQET GJITHE ANDEJ ,
HAJDUTA ME CIZME.
ferizajasi ne 24 March, 2008 02:46:42
avatar
ne tifozat kuq e zi hargjojm mijra ero per ti ndjekur ato loj te kombit ton e keta idiotat edhe at naj prishin largohu ore armand duka se na bet prrall po qet te bota e fudbollit

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0