24 ore lajme: Shkencëtarët gjejnë prova të qarta të pranisë së ujit në Hënë Shkencëtarët gjejnë prova të qarta të pranisë së ujit në Hënë ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 24 September, 2009 02:05:00 Shkencëtarët që analizojnë informacione të marra nga tre misione hënore kanë gjetur prova të qarta të pranisë së ujit në HënëInformacionet e mbledhura nga tre anije të hapësirës, duke përfshirë atë indiane Chandrayaan-1, gjeti sasi të vogla uji të pranishme në pjesëza të ndryshme që përbëjnë materialin hënor. Studimet do të botohen në numrin e nesërm të revistës Science. Shkencëtarët thonë se molekulat e ujit u gjetën duke analizuar të dhëna nga tre sonda të pajisura me instrumente të NASA-s për të hartuar përbërjen minerale të materialit hënor. Sipas shkencëtarëve, provat tregojnë se në pjesët më të ftohta të Hënës si krateret në polet e saj, mund të ketë sasi më të mëdha uji. Studimet e reja përmbysin idetë e mëparshme se sipërfaqja e Hënës është e thatë, duke i hapur rrugën shkencëtarëve që një ditë të ngrejnë një bazë të përhershme kërkimesh në Hënë. Muajin e ardhshëm, një sondë e NASA-s për vëzhgimin e kratereve do të përplasë një satelit në polin jugor të Hënës në përpjekje për të diktuar atje ujë dhe akull