Faqja e Pare | Teknologji dhe Shkence | Shkencëtarët gjejnë prova të qarta të pranisë së ujit në Hënë

Shkencëtarët gjejnë prova të qarta të pranisë së ujit në Hënë

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Shkencëtarët që analizojnë informacione të marra nga tre misione hënore kanë gjetur prova të qarta të pranisë së ujit në HënëInformacionet e mbledhura nga tre anije të hapësirës, duke përfshirë atë indiane Chandrayaan-1, gjeti sasi të vogla uji të pranishme në pjesëza të ndryshme që përbëjnë materialin hënor.

Studimet do të botohen në numrin e nesërm të revistës Science.

Shkencëtarët thonë se molekulat e ujit u gjetën duke analizuar të dhëna nga tre sonda të pajisura me instrumente të NASA-s për të hartuar përbërjen minerale të materialit hënor.

Sipas shkencëtarëve, provat tregojnë se në pjesët më të ftohta të Hënës si krateret në polet e saj, mund të ketë sasi më të mëdha uji.

Studimet e reja përmbysin idetë e mëparshme se sipërfaqja e Hënës është e thatë, duke i hapur rrugën shkencëtarëve që një ditë të ngrejnë një bazë të përhershme kërkimesh në Hënë.

Muajin e ardhshëm, një sondë e NASA-s për vëzhgimin e kratereve do të përplasë një satelit në polin jugor të Hënës në përpjekje për të diktuar atje ujë dhe akull

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mik
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Shtator, 2010 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30
Vlereso artikullin
0