Provohet me sukses vaksina kundër SIDË-s
Duke folur në një konferencë shtypi sot në Bangkok, koloneli Xherome Kim tha se ndërsa rezulatet e provës me vaksinën ishin modeste, studjuesit i kanë shtuar shpresat se në të ardhmen mund të jetë i mundur prodhimi i një ilaçi të efektshëm në mbarë botën.
Xherome Kim punon për programin mbi kërkimet e virusit HIV të ushtrisë amerikane. Shtetet e Bashkuara dhe qeveria tajlandeze thonë se vaksina e uli me më tepër se 31 për qind rrezikun e infektimit me virusin HIV, mes mbi 16 mijë vullnetarëve tajlandezë që morën pjesë në eksperiment.
Edhe një vaksinë pak e efektshme mund të ketë një ndikim të madh. Sipas Agjencisë së OKB-së UNAIDS, çdo ditë në botë infektohen me virusin HIV 7 mijë e 500 njerëz. Në vitin 2007, dy milionë vetë vdiqën nga SIDA, që shkaktohet nga virusi HIV
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 |



del.icio.us
Facebook
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj