24 ore lajme: Endeavour' kthehet në Tokë Endeavour' kthehet në Tokë ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 27 March, 2008 06:47:00 Anija kozmike amerikane, Endeavour, është rikthyer në Tokë pas një misioni 16-ditor në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Ky ishte njëri nga misionet më të gjata të këtij lloji. Anija u ul në Qendrën Hapsinore Kenedi në shtetin e Floridës. Ulja e saj ishte shtyrë për shkak të motit të keq. Në orbitë ekipazhi i kësaj anijeje instaloi pjesën e parë të një laboratori kërkimor japonez si dhe montoi një robot kanadez që do të përdoret për të mbajtur komponentët që do të dërgohen në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në të ardhmen.