Faqja e Pare | Rajoni | Serbia | Serbi: Qeveria i kërkon zyrtarisht presidentit të shpërndajë parlamentin

Serbi: Qeveria i kërkon zyrtarisht presidentit të shpërndajë parlamentin

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Në Serbi, qeveria i kërkoi zyrtarisht presidentit të shpërndajë parlamentin dhe të bëjë thirrje për zgjedhje të parakoshshme, që ka të ngjarë të mbahen në muajin maj.

Presidenti Boris Tadiç pritet të njoftojë sot zyrtarisht shpërndarjen e parlamentit. Njoftimi u bë pas një takimi të shkurtër të kabinetit.

Kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica, tha të shtunën se qeveria nuk mund të vazhdonte të funksiononte për shkak të përçarjeve të thella pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, muajin e kaluar.

Presidenti reformist pro-perëndimor Tadiç hodhi poshtë deklaratën e zotit Koshtunica, i cili tha se Serbia nuk ka një qëndrim të përbashkët për Kosovën.

Presidenti Tadiç, ashtu si kryeministri Koshtunica, këmbëngul se Kosova do të mbetet përgjithmonë pjesë e Serbisë, por zoti Tadiç, ndryshe nga kryeministri, nuk pranon ta përdorë pavarësinë e Kosovës si arsye për të kundërshtuar përpjekjet për vendosjen e lidhjeve më të ngushta me Bashkimin Evropian. Udhëheqësit e BE-së i bënë sot thirrje Serbisë që të shmangë izolimin dhe të vendosë marrëdhënie me vendet e  Bashkimit.  

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Korrik, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0