Serbia ne krize te thelle politike: perpara zgjedhjeve te parakohshme
Ndasite qe kane perfshire koalicionin qeverise ne Serbi per shkak te pavaresise se Kosoves mund ta cojne vendin drejt zgjedhjeve te parakoheshme.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare ne Serbi jane vetem çeshtje kohe, duke qene se koalicioni qeverises ne kete vend eshte ne teresi i ndare kur behet fjale per prioritetet sipas te cilave eshte formuar.
Perderisa Partia Demokratike e Presidentit serb, Tadic dhe G17 plus angazhohen per ruajtjen e Kosoves, por edhe ne rrugen drejt integrimeve evropiane, Partia Demokratike e Serbise e kryeministrit Koshtunica, flet per ruajtjen e Kosoves si prioritet te vetem.
Nese vazhdon perkeqesimi i raporteve brenda koalicionit, atehere sipas prononcimeve te funksionareve te larte nga te dy palet, zgjedhjet e parakohshme parlamentare do te mund te mbaheshin qe ne mars. Perndryshe, partite e koalicionit do te presin me me deshire muajin maj, kur do t’i matnin forcat ne zgjedhjet lokale. Nderkaq, partia demokratike e serbise e drejtuar nga kryeministri Koshtunica, dhe partia Serbia e re do te votojne ne parlament per nje rezolute qe ka si qellim mbrojtjen e integrititeti territorial te serbise. Ky votim do do te zhvillohet ne seancen e pare te parlamentit, bejne te ditur krere te larte te te dy partive.
Kerkoni ne arkiv
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj