24 ore lajme: Artemije urdhëron klerin dhe besimtarët të mos kenë kontakte me institucionet e Kosovës Artemije urdhëron klerin dhe besimtarët të mos kenë kontakte me institucionet e Kosovës ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 03 March, 2008 05:53:00 Peshkopi serb Rashkë-Prizren Artemije dhe i Kosovës u ka urdhëruar klerit dhe besimtarëve që të ndërpresin çdo kontakt me institucionet e Kosovës, me përfaqësuesit e misionit të BE-së dhe të shteteve të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Njëherësh Artemije urdhëron të njëjtit që të mos pranohen në vizitë dhe të mos përgjigjen në ftesat e institucioneve të Kosovës. "Mosrespektimi dhe shmangiet nga ky vendim, në cilëndo formë, do të sanksionohet rreptësisht", kërcënon peshkopi serb Artemije klerin ortodoks serb dhe besimtarët.