24 ore lajme: Një trup i djegur gjendet brenda ambasadës amerikane në Beograd Një trup i djegur gjendet brenda ambasadës amerikane në Beograd ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 21 February, 2008 04:59:00 Një trup i djegur u gjet brenda ambasadës amerikane në Beograd pasi demonstruesit serbë i vunë zjarrin godinës duke protestuar ndaj mbështetjes amerikane për pavarësinë e Kosovës. Një zëdhënës i ambasadës thotë se duket që trupi të jetë i një protestuesi që u përfshi nga flakët. Zyrtarët e ambasadës thonë se gjithë personeli është jashtë rrezikut. Demonstruesit u shkëputën nga një protestë paqësore në Beograd dhe dhe sulmuan ambasadën, duke i vënë zjarrin pjesës së jashtme të godinës dhe njërës nga zyrat. Departamenti amerikan i shtetit e quajti sulmin ndaj ambasadës të patolerueshëm. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se masat e sigurisë të marra nga serbët ishin të pamjaftueshme. Ai tha se nënsekretari amerikan i shtetit Nicholas Burns telefonoi Kryeministrin Vojislav Kostunica dhe Ministrin e Jashtëm Vuk Jeremic për t’i paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara do ta konsiderojnë qeverinë serbe përgjegjëse për çdo incident tjetër. Zoti Jeremic i tha agjencisë së lajmeve Reuters se ekstremistët ishin shkaktarë të dhunës dhe e quajti atë të papranueshme. Ai tha se ngjarja nuk reflektonte qëndrimin e shumicës së serbëve.