Tadiç: Partia socialiste, partner plotësisht i pranueshëm për koalicion
Presidenti pro evropian i Serbisë e ka quajtur partinë socialiste të ish presidentit Sllobodan Millosheviç një partner plotësisht të pranueshëm koalicioni për përkrahësit e tij.
Presidenti Tadiç në një deklaratë tha se të dy grupimet politike kanë ideale të përbashkëta të Internacionales Socialiste dhe që të dyja kanë bërë thirrje për reforma sociale dhe krijimin e një sistemi të drejtësisë sociale të barabartë për të gjithë. Ai shprehu bindjen se shumica e serbëve përkrahin anëtarsimin në Bashkimin Evropian.
Zoti Tadiç i bëri këto komente ndërkohë që parti të ndryshme në Serbi po diskutojnë për formimin e një qeverie të re pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.
Udhëheqësi i Partisë Socialiste Ivica Daçiç u takua të mërkurën me kryeministrin në largim Vojisllav Koshtunica për bisedime rreth një koalicioni të mundshëm.
Zoti Koshtunica dhe udhëheqësi i Partisë Radikale Tomisllav Nikoliç ranë dakord të martën për objektivat për një bashkqeverisje të mundshme. Në këto objektiva përfshihet edhe që Kosova të mbetet në Serbi megjithë shpalljen nga kjo e fundit të pavarësisë në muajin shkurt.
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (2 vendosur):
Vendosni komentin tuaj