Faqja e Pare | Rajoni | Serbia | Serbia e ndare me dysh: Ne tradhtare e patriote dhe patriote e tradhtare

Serbia e ndare me dysh: Ne tradhtare e patriote dhe patriote e tradhtare

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Nga fushata elektorale ne Serbi

Nënshkrimi i MSA me BE-në, e ka ndarë Serbinë sërish në tradhëtarë dhe patriotë. Proevropianët e quajnë atë hap shumë të rëndësishëm, opozita e cilëson si tradhëti të Tadiqit.

"Ata që e nënshkruan Marrëveshjen e Stabilizimit dhe asocimimit me BE e kanë turpëruar Serbinë dhe vetveten." Kështu shprehet kryeministri në detyrë, Vojisllav Koshtunica, i cili këtë dokument e quan marrëveshje të turpshme të Solanës. Gjatë fushatës elektorale në Valevë, kryeministri theksoi se qëllimi këtij dokumenti është tradhëtia e vendit dhe fitimi i pikëve politike, me qëllim mbetjen në pushtet të presidentit Boris Tadiq dhe Partisë së tij demokratike.

Koshtunica u sugjeroi shteteve anëtare të BE dhe NATO-s, se Marrëveshja e Stabilizimit dhe Asociimit nuk ka kurfarë domethënie për Serbinë, sepse ajo kurrë nuk do të heqë dorë nga sovraniteti dhe integriteti territorial.

 Koshtunica paralajmëroi se Kuvendi menjëherë pas zgjedhjeve do ta anullojë këtë Marrëveshje, ndërsa turpi do t'u mbetet atyre që e nënshkruan. Për partnerin e tij në koalicion, Velimir Iliq, fitorja e koalicionit të Tadiqit në zgjedhje do të thoshte se Serbia do të binte në duart e tradhëtarëve.

Qëndrimi i radikalistëve

Kundër Marrëveshjes janë shprehur edhe radikalët e ultranacionalistit Vojisllav Sheshel, të cilët së bashku me socialistët dhe koalicionin popullor të Koshtunicës, sipas të gjitha sondazheve të tanishme, do të fitojnë shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Këto parti pohojnë se Tadiqi me këtë nënshkrim e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Proevropianët i kundërvihen Koshtunicës

"Këto janë budallallëqe", ishte përgjigja ndaj këtyre pohimeve e liderit të Partisë G 17 plus, Mllagjan Dinkiq, i cili është në koalicion me Tadiqin. Tadiq, Dinkiq dhe forcat tjera proevropiane janë të mendimt se kundër Marrëveshjes mund të jenë vetëm ata që nuk e duan Serbinë dhe popullin e vet. Ata mendojnë se turpi i takon Koshtunicës, i cili nuk ishte prezent në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes, në Luksemburg.
Eksperti Millan Pajeviq paralajmëron se shumë forca demagogjike dhe destruktive politike, do ta shfrytëzojnë këtë nënshkrim për sulme të reja kundër forcave proevropiane. Pajeviq: "Duhet t'i përballojmë këto manipulime të tmerrshme, sepse rrugë tjetër nuk ka."

Serbia zhvillon pjesën më të madhe të tregtistë me BE

Ndërsa eksperti i Institutit për shkencë dhe politikë në Berlin Dushan Reliq bënë të ditur se: "Rreth 60 përqind e tregtisë serbe realizohet me BE. Në anën tjetër, tregtia me Rusinë është vetëm 11 përqind, në radhë të parë në sektorin e energjisë. Ndërkohë që investitorët më të mëdhenj në Serbi, janë shtetet anëtare të BE."


 

 

Komente (2 vendosur):

B92-aga KRITIKANI ne 01 May, 2008 12:39:05
avatar
ishalla beheni ne dhjet copa ishalla ju del fara krejve ,kombin ja shkerdhevsha juve ,ma pis komb ne bot se serbi nuk ka askund ,zoti nuk asht mac me ju grith kadal ,aj ka me ja prue punen juve me vdek unt per buk se e keni fillu rrrugen embrapsht veq vazhdoni se ju zdini pun ose tjeter gje me shkollim por vetem politik politik me tre gishta ne dor
osama barak ne 01 May, 2008 01:28:44
avatar
nuk ben mire qe i perflet patriotet e tu ne kete menyre sado te keqij te jene ata. ne fund te fundit ke ndare buken dhe ujin me ta dhe nuk ia vlen ti hedhesh poshte.kombi yt nuk hidhet poshte.

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0