Faqja e Pare | Rajoni | Serbia | Qeveria serbe nuk arrin te miratoje marreveshjen e bashkepunimit energjitik me Rusine

Qeveria serbe nuk arrin te miratoje marreveshjen e bashkepunimit energjitik me Rusine

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Qeveria e përkohëshme në Serbi dështoi të mbështesë projekt marrëveshjen e fundit për bashkëpunim me Rusinë në fushën e energjisë. Ministrat reformistë nuk pranuan të diskutojnë marrëveshjen në një sesion të qeverisë sot, duke thënë se kabineti i mëparshëm nuk ka një mandat ligjor për të miratuar marrëveshje të tilla strategjike. Kryministri Vojisllav Koshtunica u bëri thirrje ministrave të miratojnë marrëveshjen për energjinë në mënyrë që ajo t'i kalojë parlamentit për ratifikim para zgjedhjeve të ardhshme. Por presidenti Boris Tadiq paralajmëroi se një marrëveshje e kësaj rëndësie duhet të ratifikohet nga institucionet shtetërore me autoritet të plotë demokratik pas zgjedhjeve. Tadiq dhe Koshtunica e mbështetën marrëveshjen në fillim të vitit dhe shkuan në Moskë në janar për nënshkrimin e saj. Por dokumenti kërkon ratifikimin nga parlamenti, një proces që do të shtyhet tani për tani derisa të krijohet një qeveri e re pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0