Dhuna në Mitrovicë ka qenë e dirigjuar nga qarqet në Beograd, thotë ministri serb i Mbrojtjes, Shutanovac
Pas dorëheqjes së Qeverisë aktuale të Serbisë shkaku i mospajtimeve rreth Kosovës dhe integrimeve evropiane, në fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ka filluar një betejë e ashpër verbale ndërmjet dy rivalëve të hidhur (deri dje anëtar partner koalicionit qeveritar)- PD-së (DS) të Boris Tadiqit dhe asaj të Koshtunicës, me ç'rast po shfrytëzohet një retorikë tepër e ashpër e po nxirren në shesh shumë pisllëqe edhe lidhur me Kosovën.
Kështu pas akuzave të djeshme të presidentit Tadiq ndaj ministrit Samarxhiq, se po angazhohet për ndarjen e Kosovës me planin e tij për "ndarjen funksionale ndërmjet serbëve e shqiptarëve", akuza të reja
sot ka bërë edhe ministri i mbrojtjes Dragan Shutanovac, i cili është edhe nënkryetar i partisë së presidentit Tadiq.
Në një intervistë për gazetën e sotme "Blic" të Beogradit, Shutanovac e ka vërtetuar atë që pak a shumë është ditur, se ajo që ka ndodhur në Beograd dhe në Kosovë (Mitrovicë e Jarine) me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nuk është e rastit dhe është koordinuar dhe udhëhequr nga Beogradi, në masën më të madhe pa dijen e Qeverisë.
Ai ka thënë se kjo ka ndodhur sipas marrëveshjes së ministrit për Kosovën, Sllobodan Samarxhiq dhe kryeministrit teknik, Vojisllav Ksohtuncia.
Duke folur për Planin aksional të Qeverisë serbe për Kosovën, ai ka thënë se ministrat mund t'i qasen atij plani, por vetëm në Sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë.
Shutanovac ka shtuar se ai plan është harmonizuar midis atyre që kanë zhvilluar negociata mbi Kosovën, dhe, secila ministri e ka hartuar pjesën e vet të planit.
"Në Qeveri i kemi marrë ato plane të integruara, kemi pasur kohë vetëm t'i shfletojmë për një kohë të shkurtër, me besimin se kolegët e dinë çka bëjnë në resorin e vet. Kam qenë i bindur se një propozim i tillë, pas miratimit,
do t'iu dorëzohet ministrive kryesore. Dyshimin tim e ka nxitur sjellja e ministrit Samarxhiq, me hapat e të cilit nuk janë njoftuar as Presidenti i Republikës, as Qeveria", ka nënvizuar Shutanovac.
Ai ka cekur se në Qeverinë e Serbisë kurrë nuk është përmendur mundësia e ndarjes së Kosovës dhe "kurrë nuk ka qenë në mbledhjet ku është biseduar për ndarjen e saj".
Edhe kësaj radhe, si zakonisht kohët e fundit, ndaj kësaj deklarate ka reaguar këshilltari i Koshtunicës, Branisllav Ristivojevqi.
Ai ka thënë se ministri Shutanovac ka paraqitur "akuza të turpshme e të rrejshme" se kryeministri Koshtunica dhe ministri Samarxhiq "kanë qëndruar prapa trazirave në Beograd dhe Mitrovicë".
Ristivojeviq ka thënë se këto akuza të rrejshme janë plotësisht identike me akuzat që po arrijnë nga Pakti i NATO-s".
Shutanovac ka pasur për qëllim t’i dërgojë ushtarët serb në Afganistan dhe Irak që të vriten në vend të ushtarëve amerikan dhe "pasi në këtë nuk ka pasur sukses, tani po iu bashkohet akuzave të NATO-s, në hesap të kryeministrit dhe ministrit Samarxhiq", ka shtuar ai.
"Ky është ministri i parë i Mbrojtjes në historinë e Serbisë i cili, për hesap të forcës së huaj ushtarake - për hesap të Paktit NATO, po e akuzon rrejshëm qeverinë e vet. Nga sjellja e tillë mund të thuhet se Shutanovac më parë është marinc i NATO-s, e jo ministër i Mbrojtjes i Serbisë", ka vlerësuar Ristivojeviq.
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj