Faqja e Pare | Rajoni | Maqedonia | Maqedoni: konsultime intensive politike

Maqedoni: konsultime intensive politike

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Pranimi në NATO, faza aktuale për procesin e bisedimeve për tejkalimin e dallimeve me emrin me Greqinë dhe dalja e PDSH-së nga koalicioni qeveritar janë temat e konsultimeve të sotme ndërmjet kreut shtetëror dhe partive politike.

Kryeministri Nikolla gruevski, sot paradite do t'i njohtojë ministrin e Punëve të jashtme, Antonio Milloshoski dhe ambasadorin Nikolla Dimitrov për aktivitetet e tij gjatë takimit të Aleancës së partive popullore evropiane (PPE) në Bruksel, si dhe për takimin me shefen e diplomacisë greke, Dora Bakojani.

Siç është paralajmëruar, kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski do të mbajë takim edhe me liderët  koalicionit "Për Maqedoni më të mirë".

Pas takimit, kryeministri Gruevski, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, do të takohet me presidentin Branko Cërvenkovski.

Për pasdite, në Klubin e deputetëve, është caktuar takimi i liderëve me katër partitë më të mëdha politike në Maqedoni.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0