Menduh Thaci paralajmeron largim te PDSH-se nga qeveria e Maqedonise
Gjashte jane kerkesat e kryetarit te PDSH Menduh Thaci per Gruevskin. Pa plotesimin e tyre, PDSH largohet nga qeveria. Ne nje deklarate per shtyp thuhet se: Partia Demokratike Shqiptare nuk ka si qëllim në vete pushtetin, përkundrazi lidershipi i kësaj partie ka orientime dhe përcaktime të qartë rreth qëndrimit të mëtejmë në ekzekutiv. Ligji për gjuhën shqipe, ai për ish-pjesëtarët e UÇK-së, njohja sa më e shpejtë e pavarësisë së Kosovës, Ligji për flamurin, mbyllja e rasteve të Hagës dhe punësimet proporcionale të shqiptarëve janë kërkesat legjitime që burojnë nga oferta e PDSH-së adresuar kryeministrin Gruveski për vazhdimin e kualicionit. Lideri i PDSH-së gjatë takimeve me të fundit me kryeministrin Gruevski i ka parashtruar këto kërkesa, duke mos përjashtuar daljen nga qeveria nëse nuk merren në konsiderate. Madje z. Thaçi pritet që cështjen e metejme të qëndrimit në qeveri ta diskutojë në organet më të larta partiake. Pritet që në dy ditët e ardhshme të mblidhen organet më të larta të PDSH-së, Kryesia dhe Kuvendi, që të vendosin për kërkesën e liderit Thaçi që nuk përjashtom largimin e mundëshëm nga qeveria. Gjashtë janë kërkesat që lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, që ia ka adresuar kryeministrit Gruevski, si kusht që partia e tij të mbetet edhe më tej pjesë e koalicionit qeveritar: Ligji për gjuhën shqipe, ai për ish-pjesëtarët e UÇK-së, njohja sa më e shpejtë e pavarësisë së Kosovës, Ligji për flamurin, mbyllja e rasteve të Hagës dhe punësimet proporcionale të shqiptarëve. Mosgatishmëria e kryeministrit Gruevski për përmbushjen e këtyre kërkesave politike të liderit të PDSH-së, ka shkaktuar reagimin e Thaçit, për largimin e partisë së tij nga qeveria.Ndryshe, PDSH javën e kaluar përmes deputetes Flora Kadriu dhe në prezencë të komisarit për zgjerim të BE-së, Oli Ren, kërkoi që para futjes së Maqedonisë në NATO, të plotësohen kërkesat politike të kësaj partie që kanë të bëjnë me statusin e shqiptarëve.
Kerkoni ne arkiv
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (4 vendosur):
Po mire hallall ju kofte qe u lajmerut apet 24 ore.Mos bini viktime e ketyre tradhtareve politik antikombetare.Se na banen rezil Naj nderruan qka ka shqiptae vetem edhe emrin serbe tash kane menaj ngjit.
Tashe edhe hymnin bashkim vllaznim.Po ku ka shtet ne bote me mbykqyrje pa komb dhe pa hymnin kombetare po me hymnin multietnik me permbajtje serbe ose asnjejse.
Ketyrev qe edhe mu..me ju dhane te huajt pranojne.
Vendosni komentin tuaj