24 ore lajme: Ish-udhëheqësit e Universitetit Shteteror te Tetoves akuzohen për shperdorim të rreth 2 milionë eurove Ish-udhëheqësit e Universitetit Shteteror te Tetoves akuzohen për shperdorim të rreth 2 milionë eurove ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 08 March, 2008 03:46:00 Ish-rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës Nexhbedin Behadini dhe prorektori Serafim Tomovski dyshohen se kanë dëmtuar buxhetin e Maqedonisë për rreth 2 milionë e 100 mijë euro. Ndaj tyre policia sot ka parashtruar kallëzime penale. Ata ngarkohen se prej fillimit të vitit 2005 deri në shtator të vitit 2006, kanë kryer furnizime për nevojat e Universitetit në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike, me çka e kanë dëmtuar buxhetin shtetëror për 130 milionë denarë, ose (rreth 2.1 milionë euro).