24 ore lajme: Milloshoski: Maqedonia e gatshme ta vazhdojë dialogun me Greqinë, kërcënimet e Karamanlisit nuk ndihmojnë për t'u gjetur zgjidhja Milloshoski: Maqedonia e gatshme ta vazhdojë dialogun me Greqinë, kërcënimet e Karamanlisit nuk ndihmojnë për t'u gjetur zgjidhja ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 04 March, 2008 05:50:00 Udhëheqësia e Republikës së Maqedonisë është e gatshme me argumente ta vazhdojë pjesëmarrjen e saj në dialogun bilateral me Greqinë me ndërmjetësim të mediatorit Metju Nimic. Por, kërcënimet dhe shantazhet të cilat vijnë çdo të dytën ditë nga kryeministri grek Kostas Karamanlis, nuk ndihmojnë aspak për arritjen e përparimit të caktuar, thotë në deklaratën për MIA-n shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Milloshoski. "Për këtë arsye do të ishte e rekomandueshme të merret përgjigje në pyetjen nëse për Karamanlisin stabiliteti i shumicës së tij parlamentare është më i rëndësishëm sesa stabiliteti i rajonit, duke marrë parasysh se Greqia është një nga anëtaret më të vjetra të NATO-s", thotë Milloshoski. Maqedonia, siç theksoi ministri i Punëve të Jashtme, "në çdo rast si edhe gjatë 16 viteve të shkuara edhe para prillit edhe pas prillit do të vazhdojë të jetë një nga fqinjët më të mirë, të cilët Greqia i ka pasur deri tani në historinë e saj"