24 ore lajme: Maqedoni : U dekoruan dy alpinistët maqedonas të cilët u ngjiten ne Everest Maqedoni : U dekoruan dy alpinistët maqedonas të cilët u ngjiten ne Everest ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 03 March, 2008 07:27:00 Presidenti Branko Cërvenkovski në ceremoninë solemne në Kuvend sot me "Medalje për merita për Maqedoninë" i dekoroi Dimitar Ilievski Murato, pasvdekjes, dhe doktor Gligor Delev, alpinistët e vetëm maqedonas të cilët e pushtuan majën më të lartë në botë, Mont Everest. Dekoratat u ndahen për rezultatet e arritura kulmore në alpinizëm, e posaçërisht për pushtimin e Mont Everestit, që paraqet ngritje të madhe dhe të arritur të jashtëzakonshme sportive të nnjjë rëndësie për afirmim më të gjërë të Republikës së Maqedonisë. Duke iu drejtuar të pranishmëve, presidenti Cërvenkovski theksoi se metafora për suksesin e personalitetit si mbetet më lartë prej t[ë gjithave në piedestalin, më figurativisht mund të krahasohet me aplinizmin, sepse ky nuk është sport, por thirrje ultimative e jetës, e llojit të ëndërrimtarëve të mëdhenj. Aplinizmi, shtoi Cërvenkovski, është zhvilluar mu nga porosia humaniste për fitore të natyrës së paprekur ku më e rëndësishëm është vullneti i fuqishëm, qëndrueshmëria dhe altruizmi human