Faqja e Pare | Rajoni | Maqedonia | Gruevski: Emri nuk mund të jetë çmimi për hyrje në NATO

Gruevski: Emri nuk mund të jetë çmimi për hyrje në NATO

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Shkup

  Ne e duam shumë NATO-n. Jemi të gatshëm të bëjmë shumë për të hyrë në Aleancë. Megjithatë, gjithçka e ka çmimin e vet. Emri nuk mund të jetë ai çmim. Kreu shtetëror e tha mendimin e vet që para disa muajve dhe unë qëndroj në atë, deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski për mediumet, pas shpalljes së Ditës së diturisë në Republikën e Maqedonisë në BPU "Shën Klimenti i Ohrit".

Ai në pyetjen gazetareske u përgjigj se ekziston rregull e përgjithshme të mos flitet për propozimet e ndërmjetësuesit Metju Nimic, por theksoi se asnjë propozim negativ për Maqedoninë nuk do të pranohet.

"Nuk guxoj zyrtarisht të them sepse është obligim ndaj ndërmjetësuesit. Në opinion tashmë depërtuan, është e njohur, dhe për të gjitha punët negative e kemi qëndrimin e njëjtë se nuk do t'i pranojmë", tha Gruevski.

Kryeministri shtoi se me idenë për referendum dëshiron të parandalojë që "disa politikanë të pandërgjegjshëm" të cilët kanë për qëllim me votim në Parlament të kalojë ndryshimi i emrit.

"Nuk mendoj për propozimin e Nimicit të bëjmë referendum, sepse aty ka shumë punë negative të cilat ne pa referendum nuk i pranojmë. Kur flas për referendum, para së gjithash, mendoj në situatën kur shumë politikanë mendojnë se në Parlament duhet të votojmë ndryshim të emrit, nëse na ofrohet ndonjë emër i mirë. Unë mendoj se sado që të jetë diçka e mirë, madje edhe çdo i dyti njeri në Maqedoni të dakordohet, duhet të dilet në referendum", tha Gruevski.

 

 

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
2.00