Faqja e Pare | Rajoni | Maqedonia | Protestë e BDI-së në Tetovë

Protestë e BDI-së në Tetovë

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image PDSH tha se protesta e BDI-së kishte si qëllim të nxiste urrejtje

Mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në protestën e organizuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim në Tetovë, pas sulmit me armë zjarri ndaj udhëheqësit të kësaj partie, Ali Ahmeti.
Zyrtarë të kësaj partie organizuan këtë tubim me moton "Mjaft dhunës".

Zoti Ahmeti, që foli para të pranishmëve, bëri thirrje për unitet.

Ai tha se të gjithë duhet të dalin të japin votën më 1 qershor dhe të mos frikësohen nga incidentet.

Pas protestës reagoi Partia Demokratike Shqiptare, e cila deklaroi se protesta kishte si qëllim që të fuste urrejtje mes shqiptarëve.

Duke lënë anash fjalorin diplomatik, kanë reaguar dhe ambasadorët e vendeve të BE-së në vend.

Ata kanë shprehur shqetësim serioz pas sulmit ndaj zotit Ahmeti dhe kanë bërë thirrje që organet hetuese të ndërmarrin masa konkrete për të ndaluar incidentet.

Ambasadorët folën pas një takimi me presidentin maqedonas Branko Cërvenkovski, i cili gjithashtu kërkoi përmbajtje, sidomos nga partitë shqiptare.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Korrik, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
1.00