24 ore lajme: Ringjallet "Nova Makedonija" - moshatare e shtetit të Maqedonisë Ringjallet "Nova Makedonija" - moshatare e shtetit të Maqedonisë ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 30 April, 2008 05:03:00 Në hapësirën mediale maqedonase prej sot sërish është prezente gazeta më e vjetër në gjuhën maqedonase "Nova Makedonija". "'Nova Makedonija' e vjetër është moshatare e historisë së shtetësisë maqedonase dhe pjesë e pashlyer nga zhvillimi i gazetarisë së lirë maqedonase. 'Nova Makedonija', e re sot 64 vite më pas do ta kthejë shkëlqimin e brendit, por jo si emër i shtetit, por si shenjë e vërtetë e njohjes së përparimit, zhvillimit, mendimit të lirë, identiteti kombëtar dhe ideal. 'Nova Makedonija' e re do t'u jetë besnike qytetarëve, besnike e së vërtetës, do të jetë e barabartë ndaj të gjithëve, nuk do të përkufizohet vetëm si bartës i thjeshtë i informatave, do të jetë interesante, relevante dhe gjithpërfshirëse. Nuk do të jetë neutrale, që do të thotë se do të jetë e ngjyrosur politikisht ose çfarëdo qoftë, por që do të merret anë kur ajo do të jetë në dobi të interesit ekonomik kombëtar, përparimit dhe zhvillimit të lirisë", tha kryeredaktori i së ripëtrirës "Nova Makedonija", Aleksandër Damovski në botimin e sotëm të 21.377 të gazetës. Përmbajtjet "Nova Makedonija" e re janë të ndara në disa rubrika: Maqedoni, Ekonomi, Botë, Kronikë, Shkup, Komente dhe Debate, Temë, Person, Zbavitje, Sport... Përveç si botim i shtypur, "Nova Makedonija" do të mund të lexohet edhe në ueb portalin www.novamakedonija.com.mk në të cilën do të ketë derdhje të përhershme të lajmeve më të reja, informata, fotografi dhe përmbajtje të tjera nga sfera e zbavitjes, kulturës, politikës dhe ekonomisë. "Nova Makedonija" të ripërtrirë e boton "NIK NOVA PRINT", drejtor është Ratko S. Llazarevski, kryeredaktor Aleksandër Damovski, ndërsa redaktor përgjegjës Zoran Andonovski. Numri i parë i "Nova Makedonija" ka dalur në Vranovcë të Epërm më 29 tetor të vitit 1944.