24 ore lajme: Ne Nju Jork vazhdojne konsultimet per emrin e maqedonise Ne Nju Jork vazhdojne konsultimet per emrin e maqedonise ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 30 April, 2008 10:59:00 Në Nju-Jork sot vazhdon raundi i ri i bisedimeve për dallimet mes Shkupit dhe Athinës rreth përdorimit të emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë. Biseidmet filluan mbrëmë me takimin e negociatorit madedonas Nikolla Dimtrov me ndërmjetësuesin e KB-ve Metju Nimic. Ndërmjetësuesi Nimic nesër dhe pasnesër do të ketë konsultime të ndara me negociatorin grek Adamantios Vasilakis. Nuk pritet në këtë raund bisedimesh ndërmjetësuesi të propozojë propozim të ri. Në varësi të rezultateve nga konsultimet më të reja, sipas paralajmërimeve në Shkup dhe në Athinë, Nimici duhet të përgatisë kornizë të re në të cilën mëtej do të lëvizin bisedimet dhe të vendos për hapat e ardhshme për gjetjen e zgjidhjes për problemin. Mediat greke sot publikojnë se bisedimet do të intesifikohen pas zgjedhjeve në Maqedoni dhe do të zhvillohen në nivel më të lartë. Gazeta "Etnos" shkruan se raundi i ardhshëm i bisedimeve do të jetë në nivel të ministrave të punëve të jashtme. "Edhe pse Nimici pohon se nuk ka afate të definuara për zgjidhjen e problemit, është e qartë se Shtëpia e Bardhë dhe personalisht presidenti amerikan Xhorxh Bush tentojnë çështja për emrin të mbyllet deri në gjysmën e dytë të korrikut", nënvizon "Etnos"