Greqi, “Drejtësi” e posaçme për shqiptarët.
Një studim i Universitetit të Athinës dëshmon për gjykime të diferencuara mes grekëve dhe emigrantëve për të njëjtën vepër penale. Predispozita negative në Drejtësi është objekt i një kërkimi të ri i Universitetit të Athinës. Në raportin e publikuar, konstatohet se dënimet ndaj ligjshkelësve të huaj në krahasim me ato të vendasve janë pothuajse të dyfishta për të njëjtat raste. Sidomos shqiptarët dënohen më rëndë edhe nga të huaj të kombësive të tjera. Kërkimi shkencor, i realizuar nga Fakulteti i Shkencave Politike të Universiteti i Athinës u publikua dje në të përditshmen “To Vima”. Sikurse nënvizohet në artikull: “Ekipi hulumtues shqyrtoi 767 dosje të akuzuarish për tregti lëndësh narkotike në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda - në periudhën 2004-2007 - me qëllim të krahasohej trajtimi ligjor i të huajve dhe vendasve të akuzuar për shkelje të njëjta ligjore. Për këtë arsye u përzgjodhën çështje narkotikësh ku masat ndëshkimore “grupëzohen” dhe jepen sipas sasisë dhe llojit të narkotikëve, duke bërë kështu të mundur më të lehtë krahasimin. Konstatimi fillestar i kërkimit - pa bërë analizën e sasisë dhe llojit të narkotikëve - është se dënimi mesatar që u jepet grekëve “tregtarë” është 5,21 vjet kurse për të huajt arrin në 9,18 vjet. Po kështu, u konstatua se 43% e grekëve kanë dënime më të ulëta se tre vjet kundrejt 13% të të huajve! Përkundrazi,dënime më të rënda u dhanë vetëm për 10% të grekëve ndaj 32% për të huajt. Më tej, nga 29 persona që u dënuan me burgim të përjetshëm, 24 prej tyre ishin të huaj dhe vetëm 5 grekë. Sikurse nënvizohet në raport “që të 5 grekët u dënuan për tregti sasish shumë të mëdha lëndësh narkotike - që kalonin 1,5 kg - ndërsa për 24 të huajt që u mor e njëjta masë ndëshkimore, bënin pjesë edhe katër raste që u akuzuan për sasi akoma më të vogël dhe nga 200gr”!
Interes të veçantë paraqet analiza e hollësishme e dënimeve, në lidhje me sasinë dhe llojin e narkotikëve. Shihet një qëndrim që synon të krijojë opinionin se “të huajt marrin dënime më të rënda sepse tregtojnë më shumë lëndë narkotike dhe më të rrezikshme dhe jo sepse ndaj tyre ka predispozita negative”. Kështu , konstatohet se mesatarja e masës ndëshkimore për grekët që transportonin lëndë të buta narkotike ishte 4,78 vjet ndërsa për të huajt 8,88 vjet. E njëjta gjë ndodh edhe me narkotikët e fortë, ku greku i implikuar në proces dënohet mesatarisht me 5,56 vjet burg dhe i huaji me 9,19 vjet. Sikurse shënohet në raport “ndryshimet në masën e dënimit midis grekëve dhe të huajve ngelen dramatike, pavarësisht nëse ndahen në kategori narkotikësh të buta ose të forta. Madje, janë kaq të mëdha dallimet saqë duket se kombësia përbën themelin bazë për dhënien, ose jo të dënimit në masë shumë më të madhe nga akuza”. Po ashtu, nëse si kriter ekziston sasia e narkotikëve, për sasi që shkojnë më pak se 100 gr, grekët dënohen me 4,33 vjet mesatarisht dhe të huajt me 7,40 vjet. Midis 100 gr dhe një kilogrami prapë koeficienti midis grekëve dhe të huajve është i njëjtë(4,58 dhe 9,27 vjet përkatësisht). Për më shumë se një kilogram grekët dënohen me 7,92 vjet dhe të huajt me 11,13 vjet. Luhatje të njëjta paraqiten edhe tek dënimet-sipas sasisë-në narkotikët e fortë. Sikurse thuhet në raport “ky anësim ndaj të huajve lë shteg për predispozita që gjejnë vend në vendimet e gjyqtarëve, të cilat duket se rëndojnë më tepër tek vendimet e tyre ndaj elementëve ligjorë të çështjeve”. Ajo që është me të vërtetë sensacionale në raport është analiza që u bëhet dënimeve sipas kombësive të të huajve. Kështu, shqiptarët dënohen mesatarisht me 10,5 vjet ndaj 8,28 vjet të akuzuarve me origjinë afrikane dhe 6,54 vjet atyre kurdë, iranianë dhe pakistanezë.
Kerkoni ne arkiv
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 |
Vlereso artikullin



del.icio.us
Facebook
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (12 vendosur):
P.S
e kush i detyroj shqiptaret te tregtojne Lende narkotike ne Greqi?!
sikur shtete tjera qe punijn ne itres te popllit...
Ju mire e dini qe Sala ishte anti UCK's Sala thoshte se UCK'* eshte nje grupe terorista.
Ju vete thuani se gjaja ishite ne lufte-Ata qe ishine - kishine mare pjes ne lufte (UCK) kurre pere jete sjane me BERISHEN.
Rrula ju ishite ne lufte e dimijave te mamite juaj,ene ju vjene era parfyme i dimijave.
zbokth@live.de
*ëndë nga vetja juaj nuk ju vjen? Në fakt, *ëto komente do fshirë e nuk do lënë hapësirë *ëtu çdo të droguari të komentojë apo çdo idioti që ka në posedim një kompiuter.
Vendosni komentin tuaj