Faqja e Pare | Rajoni | Thellohet kriza politike ne Maqedoni

Thellohet kriza politike ne Maqedoni

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Anëtarë të kabinetit nga PDSH-ja thonë se do të bojkotojnë punën e qeverisë

Miinistrat e Partisë Demokratike Shqiptare që bëjnë pjesë në qeverinë e koalcionit në Maqedoni, thanë se do ta ndërpresin punën.
Para disa ditësh partia e tyre mori vendim që të mos jetë pjesë e maxhorancës, ndonëse ata, teknikisht, do të vazhdonin të kryenin detyrat.

Të zemëruar nga një intervistë e kryeministrit, Nikolla Gruevski, në të cilën ai akuzoi PDSH-në se po punonte për interesa të huaja, ministrat shqiptarë thonë se do të kërkojnë leje nga partia ku të bëhet thirrje që asnjë shqiptar mos të punojë në administratën shtetërore për sa kohë që në krye të qeverisë të jetë zoti Gruevski.


  Unë do të kërkoj që partia të marrë vendim që asnjë shqiptar të mos marrë pjesë në punën e institucioneve që i drejton Nikolla Gruevski.
 

Zëvendëskryeministri, Imer Aliu, tha se nuk mund të punonte më me kryeministrin Nikolla Gruevski, sepse nuk pajtohet me mënyrat e tij të veprimit.

"Prej këtij momenti asnjëherë më nuk do të punoj me Nikolla Gruevskin. Më vjen shumë keq të konstatoj se ky person i papërgjegjshëm e çon shtetin në humnerë, i çon qytetarët drejt konfliktit dhe unë nuk mund të pajtohem me këtë mënyrë të punuari. Unë do të kërkoj që partia të marrë vendim që asnjë shqiptar të mos marrë pjesë në punën e institucioneve që i drejton Nikolla Gruevski", tha zoti Aliu.

Ky reagim nga PDSH-ja vjen pas deklaratave në një intervistë të kryeministrit, Nikolla Gruevski, dhënë agjencisë shtetërore të lajmeve, MIA ,të shtunën.

Zoti Gruevski e akuzoi PDSH-në se 'punonte për interesa të huaja'.

"Bëhet fjalë për axhendë dhe skenare të shteteve të tjera, të Greqisë, Serbisë, Kosovës", tha kryeministri Gruevski në këtë intervistë.

Gjithashtu ai e akuzoi partinë e Menduh Thaçit se po krijonte krizë për shkak të frikës së përballejes në zgjedhje ngaqë, sipas tij, nuk gëzon mbështetje në elektorat.

Këto deklarata i zemëruan shumë ministrat shqiptarë.

Edhe kryeministri Gruevski tha se nuk do të merrej me PDSH-në.

"Për mua këto nuk janë hapa të paparashikuara nga PDSH-ja. Unë kam shumë për të thënë. Ne për një vit e gjysëm ishin bashkë. Unë i njoh edhe dobësitë edhe gabimet e tyre. Nuk do t'u përgjigjem akuzave dhe ofendimeve të PDSH-së. Koha do të tregojë se kush ka të drejtë", tha kryeministri Gruevski.

Ai tha se ishte i fokusuar në realizimin e aspiratës historike të vendit për t'u bërë anëtare e NATO-s.

Opozita maqedonase, me anë të një deklarate, bëri thirrje për seriozitet, sepse 'Maqedoninë e pret një periudhë e rëndësishme'.

Partia tjetër shqiptare, BDI, kërkoi nga PDSH-ja që t'iu kërkojë falje shqiptarëve për, siç thotë, poshtërimin dhe degradimin e vullnetit politik.

Sipas BDI-së kjo ka ndodhur pasi PDSH-ja u bë instrument i Nikolla Gruevskit kur u bë pjesë e kabinetit qeveritar edhe pse nuk i fitoi zgjedhjet në mesin e shqiptarve.

Përçarje

Një përçarje që duket e thellë mes partnerëve të koalicionit qeveritar VMRO DPMNE dhe PDSH-së, erdhi pas vendimit të kësaj të fundit që të largohej nga qeveria.

Ajo paraqiti gjashtë kërkesa që kanë të bëjnë me gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni, të cilat kryeministri nuk i pranoi.

Por, pavarësisht nga vështirësitë e koalicionit qeveritar, prej të premtes qeveria e Maqedonisë funksionon si qeveri pakice.

Partitë e opozitës thanë se do ta mbështesin qeverinë deri më 3 prill që vendi mos të humbasë shansin për anëtarësim në NATO në samitin e Bukureshtit.

Por, thellimi i krizës politike ndodh edhe në kohën kur të hënën në Vienë do të vazhdojnë negociatat për çështjen e emrit me Greqinë.

Vëzhguesit thonë se e gjithë kjo situatë mund të dobësojë pozicionin e Maqedonisë edhe pse Shkupi është nën presion që të gjejë kompromis për të evituar ndonjë veto greke kundër anëtarsimit të Maqedonisë në NATO.

Subjekte të ndryshme e pranojnë se vendi duket se po kalon një krizë më të thellë se sa mendohej.

Qeveria, për shkak të mbështetjes së opozitës, do të vazhdojë funksionimin.

Por, zgjidhja e kësaj krize do të pritet vetëm pas samitit të NATO-s, ku opsioni i zgjedhjeve të parakohshme tani është më i mundshëm se kurdoherë tjetër.

Komente (7 vendosur):

shpati ne 17 March, 2008 04:21:56
avatar
Po nese bashkohen te gjith shqiptaret ne Maqedoni ne nje koalicion apo pse jo ne nje parti te vetme, sa per ti zgjedhe problemet e veta atje??????????
Kamjani ne 19 March, 2008 11:59:13
avatar
Ësht më mirë Kryeministri kosovar Hashim Thaci te meret me problemet e veta ne Kosovë, se si duket ësht tu e humbur 1/4 e Kosoves.Se sa të takohet me do Politikan Shqiptar nga Maqedonia.Dhe te mos ket gajle se Qeveria e Maqedonise se shpejti do te pranoje pavarsine e Kosoves, dhe se ky pranim nuk do te jet as merit e Bardhilit-Bdsh,Alise-Bdi,Abdiladise-Ppd, shokut tend te vjeter Menduh Thacit-Pdsh(i cili tash më nuk të pelqen),por e gjith Shqiptarëve të Maqedonisë.
arbeni ne 19 March, 2008 04:30:55
avatar
sa bukshkele qe qenka ky krieminister i kosoves se cunguar.
si duket ki paska mar nje mision per percarjen e shqiptareve te maqedonise.
mos e forconi shum at bardhil mahmutin se nuk do ia arini qellimit.edhe pse skam asgje kunder bardhilit por realisht ai nuk perfaqson asgje ne maqedoni, ka nje parti politike te regjistruar por pa elektorat, dhe do me vinte keq nese do pesonte fatin e shum politikaneve dhe partive politike tjera ne maqedoni qe mbeten me zero vota.
bashkimi ben fuqi stop ndarjeve , dhe puno njeher per bashkimin e kosoves sone sepse ata shqiptaret e maqedonis jan te zotit dhe do i rregullojme punet vet.
rnoft binomi kosove -shqiperi
tetovari ne 20 March, 2008 11:15:01
avatar
Hashim Thaci qysh ne start te mandatit te tij, esht duke punuar si amatorë i vertet,ben takime me disa parti politike shqiptare nga maqedonia kurse me disa jo, dhe jep do deklarata me te cilat ben percarjen e shqiptarve te maqedonise,per tia ber qejfin shokut te tij Bardhil Mahmutit i cili ka nje parti politike(Bdsh) me nja 100 antarë.
politikani ne 20 March, 2008 12:25:02
avatar
Politikanet e kosoves punoj per hesapet e tyre dmth te kosoves, kurse pdsh punon vetem per karrik dhe pune dhe pare. Tradhtari nuk duket ndryshe sepse po pajtohet me vmro-en ekstremistet ma te kshi. Duhet me analizue mire se cka ka ba pdsh per me kuptue se nuk po punojne per neve shqiptaret por per xhepet e tyre. Me vjen keq se nuk doni me pa realitetin.
UK ne 21 March, 2008 03:49:57
avatar
PDSH eshte duke penguar njohjen e Kosoves duke vene kushte qeveris per interesa te veta, por nejse pas samitit te natos, ai bashk me qeverin nuk do ta kene me vendin aty...
Uki ne 21 March, 2008 04:02:53
avatar
Pdsh-ja do te festojë at dit kur do te behet njohja e Republikes së Kosovës.Dhe datën e pranimit do ta caktoj prap ajo.

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Korrik, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0