Faqja e Pare | Rajoni | Kryeprokurori turk kërkon nxjerrjen jashte ligjit te Partise ne Pushtet

Kryeprokurori turk kërkon nxjerrjen jashte ligjit te Partise ne Pushtet

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Partia AK fitoi 47 për qind të votave në zgjedhjet e fundit
Kryeprokurori i Turqisë ka akuzuar partinë në pushtet për Drejtësi e Zhvilim (AK) - e cila ka rrënjë islamiste - se përbën një kërcënim ndaj sistemit shekular të vendit.
Kryeprokurori Abdurrahman Yalcinkaya i ka kërkua Gjykatës Kushtetuese ta mbyllë partinë.

Ai bëri thirrje që kryeministri Recep Tayyip Erdogan dhe udhëheqës të tjerë të lartë të partisë të ndalohen nga politika për pesë vjet.

Njoftimet thonë se akt-padia e kryeprokurorit turk përfshin lehtësimin kohët e fundit të ndalimit ndaj përdorimit të shamisë islamike, dhe hapat për të kufizuar shitjen e alkoolit.

Partia AK e quajti këtë veprim ligjor si të motivuar politikisht.

Nuk dihet ende nëse gjykata do të pranojë ta dëgjojë këtë rast.

Njoftim i papritur

Në një njoftim të papritur vonë të premten kryeprokurori turk Yalcinkayai zbuloi se Partia AK kishte qenë nën hetim për gjashtë muaj.

Ai tha se beson se ka prova të mjaftueshme për veprimtaritë e saj anti-shekulariste që Gjykata Kushtetuese ta mbyllë partinë.

Duke folur në televizionin turk një anëtar i parlamentit nga Partia AK tha se ai ishte tronditur nga lajmi dhe shtoi se zyrtarë të lartë të partisë dhe juristët po shqyrtonin gjendjen.

Partia AK i ka rrënjët në një parti islamiste që tani është e ndaluar.

Por qeveria, që po negocion në emër të Turqisë për anëtarësi në BE, ka këmbëngulur gjithnjë se pikëpamjet e saj politike kanë ndryshuar.

Ata fituan 47 për qind të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare, kështu që ndonjë hap për ta mbyllur partinë do të ishte shumë i debatueshëm.
 

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Korrik, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0