PDSH vendos perfundimisht largimin nga qeveria e Gruevskit,Maqedonia perpara zgjedhjeve te parakohshme
Perfundimisht Partia Demokratike Shqiptare ne Maqedoni vendos largimin nga qeveria e Gruevskit.Vendimi I marre pak dite me pare ne mbledhjen e kryesise se partise u konfirmua kete te enjte ne mbremje edhe ne mbledhjen e jashtezakonshme te Kuvendit te kesaj partie. Ne nje interviste eksukulzive per Top- Channel kreu I PDSH Menduh Thaci tha se jane gjashte arsye qe detyrojne PDSH te iki nga qeveria. PDSH kushtëzoi kryeministrin Nikolla Gruevski për plotësimin e gjashtë kërkesave: ligjin për UÇK-në, zyrtarizimin e gjuhës shqipe, njohjen e shpejtë të Kosovës, rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve në administratën shtetërore, përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar në takimet lokale dhe mbylljen e katër rasteve të Tribunalit të Hagës që muajin e kaluar janë kthyer në Maqedoni. Thaci deklaroi gjithashtu se per situaten e krijuar nuk ka zgjidhje ne Maqedoni por vetem zgjedhje te parakohshme
Menjëherë pas përfundimit të punimeve të Kuvendit qëndror të PDSH-së ku u mor vendimi për dalje nga koalicioni qeveritar, kreu i kësaj partie z. Menduh Thaçi u prononcuan për televizionin “Top-Channel”. “Qeveritë vijnë dhe shkojnë, ndërkaq kërkesat të cilat i ka vendosur Partia Demokratike Shqipetare janë kërkesa etnike, kombëtare të shqiptareve dhe nuk kanë të bëjnë me teknika të qeverisë” kështu është shprehur mes të tjerash kryetari Thaçi.
Top-Channel: PDSH-ja përfundimisht vendosi të dalë nga qeveria Gruevski, cfarë do të ndodhë më tuje me qeverisjen?
Thaci : Mendoj se më e rëndësishme është se cfarë do të ndodh me te ardhmen me Maqedoninë sesa me qeverinë. Qeveritë vijnë dhe shkojnë, ndërkaq kërkesat të cilat i ka vendosur Partia Demokratike Shqipetare janë kërkesa etnike, kombëtare të shqiptareve dhe nuk kanë të bëjnë me teknika të qeverisë. Gjithsesi është pyetje esenciale për opinionin, pse pikërisht në këtë moment Partia Demokratike Shqipetare i vendosi gjashtë kerkesat. Aryeja e parë është se problemi i Kosovës perfundoj dhe ne ishim të kujdesshëm që të mos e demtojmë procesin më të rëndësishëm historik për gjithë kombin shqiptar. Së dyti ne jemi në prag të ftesës për në NATO nga kjo pikëpamje ne nuk guxojmë që ta lëshojmë këtë moment historik dhe të mos arrijmë një marrëveshje për realizimin përfundimtar të të drejtave tona nacionale që duhet t’i gëzojmë në këto territore.
Top-Channel- z. Thaçi, ju kishit vendosur disa kushte për të cilat besojmë se ishit të bindur se nuk do te plotesoheshin nga qeveria , a ishte paramenduar largimi nga qeveria?
Thaci : Une ende kam shpresë se keto kushte do të plotesohen për shkak se me këto kushte pajtohen Bashkesia Ndërkombtare, diplomat nderkombëtarë që janë këtu . Duhet te kemi parasysh se këto kushte, apo këto kerkesa të Partisë Demokratike Shqipetare here pas here janë mbështetur edhe nga zyrtare të lartë të Natos, të SHBA-ve, BE-së. Pra, tashmë nuk është me rëndësi cështja e qeverisjes, por zgjidhja e problemit do të mundësohet nëse forcat politike kryesore këtu arrijne nje konsensus për afatin kohor te realizimit te ketyre kerkesave te shqipareve.
Top-Cannel: Zoti Thaci edhe nje pyetje te fundit nese vendi do te futet ne zgjedhje cfarë aleancash politike do te preferojë partia juaj ?
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (9 vendosur):
SE sa per keta kurre nuk hekin dore me qef.
Bashkpunetori me i ngushte i maqedoneve.SI ky si Ali Ahmeti.Luftuan badihava si ne kosove si ne maqedoni si ne presheve bujanovc.Per karriga.Flamujt e anmikut po valojne prap si ne kosove si ne maqedoni si ne pesheve bujanovce.
Vendosni komentin tuaj