Faqja e Pare | Rajoni | Branko Cërvenkovski: Vendi po perballet me nje krize politike serioze ne nje moment te papershtatshem

Branko Cërvenkovski: Vendi po perballet me nje krize politike serioze ne nje moment te papershtatshem

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Branko Cërvenkovski duke folur me gazetaret

Në Maqedoni prej dje kemi krizë serioze politike dhe atë në momentin më të pavolitshëm për vendin tonë. Ndodhemi vetëm 20 ditë para Samitit të NATO-s në Bukuresht, kur presim ta marrin ftesën dhe në fazën me delikate të negociatave rreth emrit me Republikën e Greqisë. Kjo situatë është e palejueshme dhe duhet urgjentisht të tejkalohet, deklaroi presidenti Branko Cërvenkovski, pas ligjëratës së sotme në Fakultetin Juridik, me temë "Aspiratat evropiane dhe euroatlantike të Republikës së Maqedonisë".

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, ai tha se idetë e promovuara në opinion për zgjedhje të parakohshme apo formim të koalicionit të gjërë nuk e zgjidhin problemin. "Përkundrazi, mendoj se vetëm do ta komplikojnë dhe se janë ide kontraproduktive. Dëshiroj ta shfrytëzoj këtë rast të dërgoj porosi, apel tek të gjithë liderët e partive politike kyçe të sillen me përgjegjësi, por edhe të evitojnë t'i hapin këto tema në opinion në këtë periudhë", theksoi Cërvenkovski.

Ai përkujtoi se këto 20 ditë, siç tha, na presin vendime të vështira dhe përgjegjëse, në mënyrë që të përballemi me to dhe t'i zgjedhim solucionet e mundshme më të mira.

"Neve na nevojitet stabilitet elementar politik, sa më shumë të jetë e mundur konsensus politik dhe institucione me kredibilitet. Për të ndihmuar në atë plan, menjëherë pas kthimit të kryeministrit Nikolla Gruevski nga Brukseli, sipas të gjitha gjasave, nesër, do ta thërras për bisedë me qëllim që t'i dëgjoj mendimet dhe qëllimet e tij, ndërsa më pas, gjatë dy apo tre ditëve të ardhshme, jo më vonë se të hënën, në varshmëri prej asaj se ku ndodhen kryetarët e partive politike, do të organizoja edhe takim të liderëve, me qëllim që të gjendet mënyrë për t'u tejkaluar kjo situatë", tha Cërvenkovski.

"Presidenti i Maqedonisë shtoi se ka disa ide, por se është shumë herët për t'i kumtuar, duke shfaqur më pas shpresë se edhe vetë ata në takime do të vijnë me disa pikëpamje të veta apo propozime për zgjidhjen e kësaj situate.

"Në çdo rast, mendoj se është obligim i yni, detyrë, të japim gjithçka prej vetes që këtë situatë ta tejkalojmë shpejtë dhe të fokusohemi në çështjen kyçe, e ajo është Samiti i NATO-s dhe si ta fitojmë ftesën", theksoi Cërvenkovski.

Në pyetjen lidhur me formalizimin e vendimit të kryesisë së PDSH-së për dalje nga Qeveria, çka do të thoshte qeveri pa shtatë-tetë ministra, presidenti Cërvenkovski me qëndrim se është e palejueshme për Maqedoninë në një periudhë të këtillë kyçe, historike, 20 ditë para Samitit të NATO-s, të sillet në situatë të përballet me faktin se nuk ka qeveri apo të ketë qeveri pa kredibilitet për të zgjedhë një çështje të tillë.

"Duhet të gjejmë solucion për ta tejkaluar këtë. Jam i gatshëm nga ana ime të bëj gjithçka, të ndihmoj sa të jetë e mundur që ky problem të zgjidhet, kuptohet, nëse ajo do të arrihet varet nga vullneti, dëshira dhe ndjenja e përgjegjësisë dhe serioziteti i të tjerëve", tha presidenti Branko Cërvenkovski

Komente (3 vendosur):

KUMANOVA ne 13 March, 2008 03:04:17
avatar
E MORE SHTET FALLCO MORE SHTET FALLCO, JU JETONI NE SHPINE TE NAIVITETIT TE TEPRUAR TE SHQIPETARVE, DHE NE BAZE TE PERGDHELJES TE TEPRUAR TE PERENDIMIT, QE ESHTE KUNDER PRODUKTIV DHE JO REAL, DHE PO ASHTU EDHE EMRIN E KENI FALLCO DHE JENI KOMB FALLCO, DHE KENI PRETENDIME NDAJ SHTETEVE TE RAJONIT SI GREQISE VERIORE , PRETENDIME NDAJ SHQIPRISE DHE PRETENDIME NDAJ KOSOVES, EDHE KTE DUKE I SHKELUR GJYSMEN E POPULLSISE QE ESHTE SHQIPETARE NE KETE FARE SHTETI FALLCO , E KUSH MORRI JUVE SLLAVE ME PREJARDHJE NGA KATPATET, PO MUNDOHET EDHE ME TUTJE TI PUSHTOI POPUJT AUTOKTON TE BALLKANIT QE JANE ILIRET DHE GREKET APO HELENET.
kamjani ne 14 March, 2008 03:48:42
avatar
Me ne fund duhet te zgjedhish or Branko cervenkovski ti kah serbia(sdsm),kurse Nikolla Gruevski kah bullgaria(vmro).
mir ja bene or Menduh Thaqi Nikolla Gruevskit,Tregove qe je Shqiptar i vertet.
dadushi ne 15 March, 2008 12:22:03
avatar
S`kam koment per kete njeri as e njoh si President po as nuk eshte i shqiptareve.Te kisha President Koço Danaj ne Shqiperi..Albinin ne Kosove e baba Mefail Zajazin dhe Xheme Gostivarin gjalle..ky president nuk do te ishte i kesaj krijese artistike Maqedoni..

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Korrik, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0