24 ore lajme: Kërkohet pranim më i madh i shqiptarëve në policinë multietnike në Luginën e Preshevës Kërkohet pranim më i madh i shqiptarëve në policinë multietnike në Luginën e Preshevës ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 13 March, 2008 07:05:00 Prefekti i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, ka kërkuar nga OSBE pranim më të madh të shqiptarëve në policinë mutlietnike dhe që ligjet mbi policinë të zbatohen edhe në këtë rajon, sikur se në shtetet evropiane. Prefekti i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa në takimin e sotëm me përfaqësuesit e OSBE-s ka kërkuar trajnim të posaçëm të pjesëtarëve të policisë mutlietnike me qëllim të kyçjes së tyre në punët e vendkalimeve kufitare mes Serbisë dhe Maqedonisë në Preshevë. A ka theksuar se kyçja e shqiptarëve në vendkalimet kufitare është katastrofale,me ç’rast vetëm dy policë shqiptarë janë të inkuadruar dhe shtoi domosdoshmërinë e shtimit më të madh sipas proporcionalitetit të numrit të popullatës, në mënyrë që të bëhet lehtësimi i qarkullimit të shqiptarëve në këtë kufi. Prefekti Mustafa po ashtu ka kërkuar nga OSBE të ndikojë në organet shtetërore serbe lidhur me decentralizimin thelbësor të pushtetit në polici, me qëllim që policia lokale mutlietnike të merr kompetenca më të mëdha dhe ta ruaj kufirin me Maqedoninë dhe me Kosovën, duke e eliminuar kështu deri në fund xhandarmerinë, e cila është e panevojshme në Luginë të Preshevës. Po ashtu ai ka kërkuar nga OSBE pranim më të madh të shqiptarëve në policinë mutlietnike dhe që ligjet mbi policinë të zbatohen edhe në këtë rajon sikur se në shtetet evropiane, me qëllim të krijimit të një sigurie të qëndrueshme për shqiptarët e Luginës së Preshevës.