24 ore lajme: Arrestohet ne Peje nje i dyshuar per krime lufte Arrestohet ne Peje nje i dyshuar per krime lufte ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 12 March, 2008 11:46:00 Sot më 12 Mars 2008 rreth orës 11:00 në Pejë është arrestuar M.Jovanović i lindur më 1960 si i dyshimtë në lidhje me një rast të krimeve të luftës të vitit 1999 i cili është kryer në rajonin e Pejës.I dyshimti është njohur nga një anëtar familjar i viktimave poashtu dëshmitar në rastin në fjalë. M. Jovanović fillimisht është shoqëruar në stacionin policor të Pejës, ndërsa me urdhër të prokurorit ndërkombëtar është arrestuar.I tërë rasti hetohet nga prokuroria ndërkombëtare.