24 ore lajme: Maqedonia sot do te mbjelle 2 milion fidane te rinj druri Maqedonia sot do te mbjelle 2 milion fidane te rinj druri ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 12 March, 2008 07:27:00 Mbi dy milionë fidane apo aq sa ka banorë Republika e Maqedonisë do të mbillen sot në kuadër të aksionit të madh qytetar "Dita e drurit - mbjelle të ardhmen tënde". Do të mbillet në 63 lokacione në rreth 30 komuna në mbarë Republikën e Maqedonisë dhe do të përfshihen 1.031 hejtarë. Do të mbjellet edhe në ato vende të cilat gjatë verës së kaluar u dogjën nga zjarret malore. Për qytetarët të cilët do të kyçen në aksion është organizuar transport pa pagesë që do të fillojë në orën 8 dhe do të zgjasë deri në orën 16. Autobusët do të rotojnë në çdo dy orë. Sipas drejtorit të "Pyjeve të Maqedonisë", Vlladimir Bahçovanovski, terreni është i përgatitur, ndërsa një përfaqësues nga ndërmarrja dhe nga Këshilli nismëtar do t'i udhëzojnë qytetarët derit e lokacioni ku do të mbillen fidanet. Në aksionin më masv për pyjëzim, aktivisht do të kyçen kryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Nikolla Gruevski, i cili do të mbjellë dru në Milladinovci, si dhe të gjithë anëtarët e Qeverisë, të cilët në lokacione të ndryshme të vendit do të mbjellin fidane. Mbi 1.5000 pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë do të mbjellin fidane në 11 pika të vendit, ndërsa në katër vendkalime kufitare, pjesëtsrë të qendrave rajonale të Sektorit për punë kufitare pranë MPB-së do të mbjellin fidane në aksionin e përbashkët me policitë kufitare të Shqipërisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Serbisë. Pjesëmarrje aktive në aksion paralajmëruan edhe Lidhja e studentëve pranë Universiotetit të Shkupit, Komunitetit hebraik, kori diplomatik, një numër i madh i artisëve të estradës, si dhe shumë organizata të tjera. Me rastin e aksionit për pyjëzim, Televizioni i Maqedonisë paralajmëroi se prej orës 12 deri në orën 17 do të organizohet program i hapur përmes të cilit qytetarët do të mund të informohen për rrjedhën e pyjëzimit. Ditën e sotme Qeveria e Republikës së Maqedonisë e shpalli ditë jo pune