24 ore lajme: Sofje: Ministrat e mbrojtjes diskutuan sigurinë në Ballkan Sofje: Ministrat e mbrojtjes diskutuan sigurinë në Ballkan ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 12 March, 2008 11:37:00 Ministrat e Mbrojtjes të vendeve të Ballkanit kanë diskutuar dje mbi çështjet e sigurisë rajonale dhe zgjërimin e planifikuar të aleancës në Ballkan. Në deklaratën pas takimit, ministrat thanë se stabiliteti i qëndrueshëm dhe prosperiteti në rajon mund të arrihet vetëm përmes përshpejtimit të integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Bullgaria, Greqia, Rumania dhe Turqia tashmë janë anëtare të NATO-s. Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia shpresojnë të marrin ftesë për anëtarësim në samitin e Bukureshtit, por Greqia i është kërcënuar me veto anëtarësimit të Maqedonisë për shkak të mosmarrëveshjeve rreth emrit.