24 ore lajme: Kryeministri i Serbise Voisllav Koshtunica jep dorëheqjen Kryeministri i Serbise Voisllav Koshtunica jep dorëheqjen ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 08 March, 2008 04:33:00 Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica tha se do të shpërndajë qeverinë dhe do të kërkojë mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Ai tha gjatë një konference për shtyp se ky ishte edhe fundi i qeverisë së tij të koalicionit, e cila nuk po funksiononte më, për shkak të mungesës së unitetit. Ai tha se zgjedhjet e parakohshme do të mund të mbaheshin më 11 maj. Zoti Koshtunica e pranoi të premten se qeveria e tij ishte duke kaluar një prej krizave më të mëdha dhe tha se ai nuk u besonte më partnerëve të tij të koalicionit. Qeveria Koushtunica ka qënë në krizë, të shkaktuar nga dallimet në qëndrime përsa i takon marrëdhënieve me Bashkimin Evropian pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Zoti Koshtunica, një nacionalist i moderuar, e përshkroi si të paligjshëm vendimin e vendeve të BE-së për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Presidenti serb, Boris Tadiç thotë se Beogradi do të jetë në gjendje të njohë të drejtën e saj për Kosovën, vetëm nëse anëtarësohet në BE.