24 ore lajme: Milloshoski: Emri kushtetues dhe identiteti nacional është e drejtë e pandashme e secilit vend Milloshoski: Emri kushtetues dhe identiteti nacional është e drejtë e pandashme e secilit vend ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 03 March, 2008 08:17:00 E drejta e emrit kushtetues dhe e identitetit nacional është e drejtë e pandashme që i takon secilit vend, theksoi shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Milloshoski në fjalimin në Sesionin e shtatë të Këshillit për të drejta të njeriut të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. "Në kohën kur po shënohet 60-vjetori nga miratimi i Deklaratës universale për të drejta të njeriut, e drejta për emër kushtetues dhe identitet nacional është e drejtë e pandashme që i takon çdo shteti. Vetëm një vend e konteston të drejtën e Republikës së Maqedonisë për emrin kushtetues", tha Milloshoski, duke i drejtuar thirrje Greqisë për ta njohur emrin kushtetues dhe në atë mënyrë të kyçet drejt shumicës së anëtareve të Organizatës Botërore të cilat tashmë e kanë bërë këtë. Ministri Milloshoski, i cili e kryeson delegacionin e Republikës së Maqedonisë në Gjenevë, në margjinat e sesionit, pati takime bilaterale me ministrat e Punëve të Jashtme të Sllovakisë dhe të Hungarusë, Jan Kubish dhe Kinga Genc. Nga bashkëbiseduesit ishte cekur mbështetja për anëtaret e Grupit të Adriatikut dhe marrja e pritur e ftesave për anëtarësim në NATO, me ç'rast ishte theksuar se zgjerimi i NATO-s me Maqedoninë, Shqipërinë dhe Kroacinë do të paraqesë sukses të madh për Aleancën në raport me demokratizimin dhe stabilitetin e mëtejmë të tërë rajonit. Milloshoski paasdite duhet të takohet me drejtorin e përgjithshëm të KB-ve në Gjenevë, Sergej Ozhornikixe dhe me ministrin norvegjez të Punëve të Jashtme, Jonas Gar Strore.