Faqja e Pare | Rajoni | Milloshoski: Emri kushtetues dhe identiteti nacional është e drejtë e pandashme e secilit vend

Milloshoski: Emri kushtetues dhe identiteti nacional është e drejtë e pandashme e secilit vend

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Antonio Milloshoski

E drejta e emrit kushtetues dhe e identitetit nacional është e drejtë e pandashme që i takon  secilit vend, theksoi shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Milloshoski në fjalimin në Sesionin e shtatë të Këshillit për të drejta të njeriut të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

"Në kohën kur po shënohet 60-vjetori nga miratimi i Deklaratës universale për të drejta të njeriut, e drejta për emër kushtetues dhe identitet nacional është e drejtë e pandashme që i takon çdo shteti. Vetëm një vend e konteston të drejtën e Republikës së Maqedonisë për emrin kushtetues", tha Milloshoski, duke i drejtuar thirrje Greqisë për ta njohur emrin kushtetues dhe në atë mënyrë të kyçet drejt shumicës së anëtareve  të Organizatës Botërore të cilat tashmë e kanë bërë këtë.

Ministri Milloshoski, i cili e kryeson delegacionin e Republikës së Maqedonisë në Gjenevë, në margjinat e sesionit, pati takime bilaterale me ministrat e Punëve të Jashtme të Sllovakisë dhe të Hungarusë, Jan Kubish dhe Kinga Genc. Nga bashkëbiseduesit ishte cekur mbështetja për anëtaret e Grupit të Adriatikut dhe marrja e pritur e ftesave për anëtarësim në NATO, me ç'rast ishte theksuar se zgjerimi i NATO-s me Maqedoninë, Shqipërinë dhe Kroacinë do të paraqesë sukses të madh për Aleancën në raport me demokratizimin dhe stabilitetin e mëtejmë të tërë rajonit.

Milloshoski paasdite duhet të takohet me drejtorin e përgjithshëm të KB-ve në Gjenevë, Sergej Ozhornikixe dhe me ministrin norvegjez të Punëve të Jashtme, Jonas Gar Strore.

Komente (1 vendosur):

ne 06 March, 2008 12:07:17
avatar
hallall ju kofte maqedon.
Mbrojne popullin mbrojne naconin.Jo si shqiptaret shesin qka ka shqiptare.
Per ate i do bota se jo tradhtaret si do kerkushe.

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Korrik, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0