Krijohet 'Fronti Opozitar' në Maqedoni
Dymbëdhjetë parti politike në Maqedoni kanë njoftuar të hënën krijimin e një grupimi të ri opozitar.
Fronti Opozitar drejtohet nga Lidhja Social- Demokrate, partia më e madhe e opozitës, por në të mungojnë forcat politike shqiptare të vendit.
Njoftohet se grupimi është formuar për t’i bërë ballë pushtetit, i cili sipas opozitës, po ngadalëson ritmet e përparimit të vendit.
Drejtues të tij e akuzojnë qeverinë se po thellon krizën ekonomike dhe po krijon konflikte të vazhdueshme brenda dhe jashtë vendit.
Front 'i hapur'
“Fronti opozitar” thotë se do të mirëpresë dhe subjekte të tjera politike për anëtarësim. Nuk përjashtohet përfshirja në të edhe e individëve të caktuar dhe organizatave joqeveritare.
Vëzhguesit thonë se mbetet për t'u parë nëse grupimi opozitar do të ketë ndonjë ndikim në skenën politike të vendit.
Kritikët thonë se Fronti është thjesht një ri-grupim i subjekteve të vogla dhe pa shumë vota në elektorat.
Pjesë e grupimit ndërkohë nuk janë dy parti opozitare me peshë: Liberal-Demokratët dhe Të Bashkuar për Maqedoninë.
Në të mungojnë dhe subjektet shqiptare opozitare.
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 |



del.icio.us
Facebook
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (1 vendosur):
Aderimi ne rigrupin nuk behet se keta kinse jan me te mire, por ketyre u duhemi si numer, ndersa Neve na duhen per te zbatuar marreveshjet dhe per te avansuar te drejtat tona te ligjesheme.
Ne vend qe universiteti te ngrite zerin kunder ides qe voglushet akoma pa e mesuar gjuhen e memes te mesojn gjuhen maqedonase ( qe eshte akoma diskutabile ) Keta ""Fotelet "" dekorojn njeriun qe ka ide te tille.
Turp, akademik e quajn veten, do te vije koha do te tallen gjeneratat qe jan pioner sot to marin sikur qe ne tallemi me njiazi limanovskin.
""Do te vije nji kohe qe do te turproheni nga emri qe mbani, sepse ndjekni rrugen e turpit, e cka tjeter mund te korrni """
Vendosni komentin tuaj