Nimic: Ka mjaft ide që Shkupi dhe Athina të vijnë deri në zgjidhje
"Nuk mund të parashtroj shumë hollësira, por konsideroj se bisedimet që i kemi pasur gjatë verës ishin konstruktive dhe dy palët kishin qasje serioze për disa nga idetë e mia", tha Nimic.
Procesi për zgjidhjen e dallimeve për emrin do të jetë në pushim deri në përfundim të zgjedhjeve në Greqi. Nimici pret dinamizim të bisedimeve pas zgjedhjes së qeverisë së re greke.
"Qëllimi im është që sapo të formohet qeveria e re në Greqi t'i vazhdojmë bisedimet, ta shfrytëzojmë momentin dhe të shohim nëse mund të gjehet zgjidhje", deklaroi Nimic.
Presidenti Ivanov dhe ambasadori Jolevski i kanë transmetuar ndërmjetësuesit se Maqedonia mbetet në qëndrimin që aktivisht të merr pjesë në bisedimet dhe pret që të arrihet zgjidhje e përbashkët e pranueshme, e cila nuk do të lëndojë identitetin, dinjitetin dhe integritetin e qytetarëve të Maqedonisë. Pala e Maqedonisë është e gatshme t'i vazhdojë bisedimet në atë moment kur për atë do të jetë e gatshme edhe Greqia", kanë theksuar Ivanovi dhe Jolevski.
Zgjidhje të shpejtë të kontestit për emrin, e cila do t'ia hapte rrugën Maqedonisë për NATO dhe BE, dje kërkoi zëvendës-sekretari shtetëror i SHBA-së, Xhejms Stajnberg. Zëvendësi i Hilari Klintonit, pret pas zgjedhjeve në Greqi, dy palët ta shfrytëzojnë shansin dhe me ndihmën e Nimicit të arrijnë përparim dhe të gjejnë zgjidhje sa më shpejt që është e mundur. SHBA-ja mbetet e gatshme ta mbështesin dhe ta ndihmojnë procesin.
Për mbyllje sa më të shpejtë të çështjes së emrit paraprakisht u angazhua edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, në takimin me Ivanovin të mbajtur në margjinat e Asamblesë së 64-të të përgjithsme të KB-së.
Kontesti me emrin do të jetë tema qendrore edhe e mbledhjes së nesërme të presidentit të Maqedonisë me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës botërore, Ban Ki-mun
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 |



del.icio.us
Facebook
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj