Faqja e Pare | Rajoni | Përparim në negociatat për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë

Përparim në negociatat për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font

Një ndërmjetës i Kombeve të Bashkuara theksoi se është shënuar përparim në negociatat për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve 18-vjeçare ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, që kanë penguar antarësimin e Maqedonisë në Nato.

I dërguari i OKB-së Mathew Nimetz, në komentet në Athinë, nuk dha hollësi për përparimin e arritur. Ai gjithashtu nuk pranoi të bënte komente dje në Shkup.

Por media në të dyja kryeqytetet njofton se ai ka propozuar që, si kompromis, republika ish-jugosllave të pagëzohet me emrin “Republika e Maqedonisë Veriore”.

Greqia dhe fqinji i saj verior janë mbërthyer në një mosmarrëveshje disa vjeçare lidhur me shtetin që gëzon të drejtën ligjore për emrin Maqedoni, që kur Maqedonia shpalli pavarësinë nga ish-Jugosllavia në vitin 1991.

Greqia këmbëngul se emri Maqedoni nënkupton ambicje territoriale ndaj territorit të saj verior që mban të njëjtin emër. Qeveria greke bllokoi antarësimin e Maqedonisë në Nato në vitin 2008, si rezultat i kësaj mosmarrëveshjeje. 

Komente (2 vendosur):

ne 08 July, 2009 09:31:34
avatar
erdhi koha e duhur qe greket ta pesojn prej sllaveve
ne 09 July, 2009 09:08:06
avatar
Maqedonis le tia lan emrin si te done por vetem ILIRIDES ton mos tia mesyne se ketu nuk duroj hehehe po e ndajm per gjysm maqedonin ashtu keshtu maqedon jan pak dmth.Sa me maru pasulin nuk ka ma shume maqedon.

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mik
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Shtator, 2010 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30
Vlereso artikullin
0