24 ore lajme: Qedveria e Maqedonise do te kete tre ministra te rinj pas doreheqjeve Qedveria e Maqedonise do te kete tre ministra te rinj pas doreheqjeve ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 08 July, 2009 06:21:00 Qeveria e Republikës së Maqedonisë në të ardhmen do të punojë me përbërje pjesërisht të re, pas dorëheqjeve dhe ndërrimit të disa ministrave dhe zëvendësve të tyre. Drejtori i deritanishëm i Kadastrit të Shkupit Nikolla Todorov do të jetë ministri i ri i Arsimit dhe Shkencës, në vend të Pero Stojanovskit, i cili dje dha dorëheqje. Zoran Stavreski mbetet nënkryetar i Qeverisë, por do të jetë edhe ministër i ri i Financave në vend të Trajko Sllaveskit, kumtuan nga pres shërbimi qeveritar. Zëvendës-kryeministër i ri për çështje ekonomike do të jetë Vlladimir Peshevski, drejtor i deritanishëm i Fondit SEAF. Dorëheqje sot dha edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Aco Spasenovski. Këtë funksion do ta ndërmerrë bashkëpartiaku i tij Lupço Dimevski, zëvendës-ministër i deritanishëm i Transportit dhe Lidhjeve. Perica Ivanovski do të jetë zëvendës i Dimevskit, funksionin që deri dje e ka kryer Hristijan Delev. Siç u kumtua paraprakisht, Vasko Naumovski do të jetë zëvendës-kryeministri i ri për evrointegrime. Naumovski vjen në këtë pozitë pasi javën e kaluar dha dorëheqje zëvendës-kryeministri Ivica Bocevski