Qedveria e Maqedonise do te kete tre ministra te rinj pas doreheqjeve
Qeveria e Republikës së Maqedonisë në të ardhmen do të punojë me përbërje pjesërisht të re, pas dorëheqjeve dhe ndërrimit të disa ministrave dhe zëvendësve të tyre.
Drejtori i deritanishëm i Kadastrit të Shkupit Nikolla Todorov do të jetë ministri i ri i Arsimit dhe Shkencës, në vend të Pero Stojanovskit, i cili dje dha dorëheqje.
Zoran Stavreski mbetet nënkryetar i Qeverisë, por do të jetë edhe ministër i ri i Financave në vend të Trajko Sllaveskit, kumtuan nga pres shërbimi qeveritar. Zëvendës-kryeministër i ri për çështje ekonomike do të jetë Vlladimir Peshevski, drejtor i deritanishëm i Fondit SEAF.
Dorëheqje sot dha edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Aco Spasenovski. Këtë funksion do ta ndërmerrë bashkëpartiaku i tij Lupço Dimevski, zëvendës-ministër i deritanishëm i Transportit dhe Lidhjeve. Perica Ivanovski do të jetë zëvendës i Dimevskit, funksionin që deri dje e ka kryer Hristijan Delev.
Siç u kumtua paraprakisht, Vasko Naumovski do të jetë zëvendës-kryeministri i ri për evrointegrime. Naumovski vjen në këtë pozitë pasi javën e kaluar dha dorëheqje zëvendës-kryeministri Ivica Bocevski
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 |



del.icio.us
Facebook
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj