Faqja e Pare | Rajoni | Virusi A/H1N1, Greqia ne panik, 6 raste ne 24 ore

Virusi A/H1N1, Greqia ne panik, 6 raste ne 24 ore

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Pamje ilustruese

Brenda 24 oreve te fundit, 6 raste te tjera te gripit te derrave jane konfirmuar nga organet greke te shendetise, duke e cuar numrin e te infektuarve ne Greqi ne 20.

Rasti i fundit eshte nje shtetase 20 vjecare nga Peruja, e cila mberriti nga Nju Jorku dhe tashme kurohet ne shtepine e saj me simptoma te lehta. Me heret ishin konfirmuar edhe pese raste te reja, midis te cilave nje foshnje vetem 11 muajshe,e cila eshte edhe pacientja e pare qe infektohet ne Greqi nga kontakti me nje te semure me gripin A/H1N1. 

Te gjithe pacientet u jane nenshtruar procedurave perkatese kuruese qe parashikojne trajtimin mjekesor ne spital apo ne shtepi, ndersa 8 prej tyre tashme jane sheruar krejtesisht. Ne nje deklarate per mediat, ministri grek i Shendetsise, Dhimitris Avramopulos, ka theksuar se nuk ka nevoje per panik dhe se rritja e rasteve ka te beje me fillimin e sezonit turistik ne Greqi, cka e verteton edhe fakti se te gjithe te semuret kane ardhur nga SHBA-ja, Kanadaja apo vendet ku kane pasur kontakt me persona te infektuar. 

Specialistet greke te semundjeve infektive kane paralajemeruar qe gjate gjithe veres ndoshta numri i rasteve me virusin e gripit te derrave mund te shkoje deri ne 100 per shkak te dyndjes se turisteve ne vend.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mik
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Shtator, 2010 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30
Vlereso artikullin
0