24 ore lajme: Arrestohet i dyshuari për pjesëmarrje në sulmin ndaj Ahmetit Arrestohet i dyshuari për pjesëmarrje në sulmin ndaj Ahmetit ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 13 May, 2008 12:26:00 Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë mbrëmë vone ka arrestuar Faruk Iljazin nga Reçica e Madhe e Tetovës, nën dyshimin se është pjesëmarrës në sulmin me armë zjarri ndaj veturës me të cilën udhëtonte lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. Zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski tha se i dyshuari do të merret në pyetje rreth motiveve të sulmit si dhe përfshirjes eventuale të personave të tjerë në incident. Ahmeti i shpëtoi atentatit falë veturës së blinduar me të cilën po udhëtonte. Ndërkohë që Bashkimi Demokratik për Integrim ka paralajmëruar për sot në orën 13:00 protestë në sheshin e Tetovës kundër dhunës dhe incidenteve të fundit