Faqja e Pare | Rajoni | Serbi: Presidenti Tadiç shpall fitoren në zgjedhje

Serbi: Presidenti Tadiç shpall fitoren në zgjedhje

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Preesidenti Tadic duke shpallur fitoren ne zgjedhje

Presidenti pro-evropian i Serbisë, Boris Tadiç, shpall fitoren në zgjedhjet tejet të rëndësishme parlamentare të vendit, por nacionalistët thonë se mund të mos jetë në gjendje të formojë qeverinë.

Zoti Tadiç shpalli fitoren e Partisë së tij Demokratike pro-perëndimore dhe të aleatëve të saj dje, kur vëzhguesit e pavarur të zgjedhjeve thanë se demokratët dhe aleatët e tyre shënuan një “fitore të  madhe” ndaj Partisë Radikale nacionaliste.  Rezultatet paraprake zyrtare tregojnë gjithashtu se Partia Demokratike ka fituar më shumë vota.

Zoti Tadiç tha se duket qartë që votuesit kanë zgjedhur rrugën evropiane.  Ai e ka bërë përparësi kryesore anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Bashkimi Evropian i vlerëson zgjedhjet në Serbi si një fitore të qartë të forcave pro-evropiane.

Zoti Tadiç tha se bisedimet për të formuar një qeveri të re koalicioni do të jenë të vështira.  Por ai thekosi se nuk do të lejojë që Serbia të kthehet në izolimin e viteve 90-të, kur nacionalisti radikal, Mr. Tadic said coalition talks on forming a new government will be tough. But he said he will not let Serbia return to the isolation of the 1990s, Sllobodan Millosheviç ishte president.

Nacionalistët serbë, të irituar nga mbështetja perëndimore për pavarësinë e Kosovës, e kundërshtojnë antarësimin në Bashkimin Evropian dhe janë shprehur në favor të lidhjeve më të ngushta me Rusinë. Udhëheqësi i Partisë Radikale, Tomislav Nikoliç, tha se edhe pa demokratët formimi i koalicionit do të ishte i mundur.

Presidenti Boris Tadiç deklaroi dje se qeveria e tij nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, duke iu kundërvënë kështu shumicës së vendeve evropiane që e kanë njohur atë.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Korrik, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0