Beogradi po nxit dhunen ne Kosove
Vizitat e shpeshta të politikanëve të Serbisë në Kosovë, pa lejen e institucioneve vendore, cilësohen si nxitje dhune. Udhëheqësit e Kosovës i bëjnë thirrje Beogradit që të kontribuojë për paqë dhe fqinjësi të mirë.
Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës thonë se vizitat e shpeshta të udhëheqësve politik të Serbisë, kanë për qëllim ndarjen e Kosovës mbi baza etnike. Këtë tentativë ata e quajnë një iluzion sepse "institucionet e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare është janë të interesuara që në Kosovë të funksionojë një shoqëri shumëetnike, ku pakicat do të kenë të drejta të barabarta më shumicën."
Këto komente, udhëheqësit politik i bënë pas vizitës së fundit në Kosovë të kryeminisrit serb në largim, Vojisllav Koshtunica dhe ministrit serb për Kosovën, Sllobodan Samarxhiq. Kryeministri Koshtunica qëndroi të merkurën në Zubon Potok, ndërsa të enjëten ai do ta përmbyllë fushatë në këtë venbanim me shumicë serbe, për zgjedhjet e 11 majit, që do të zhvillohen edhe në teritorin e Kosovës. Koshtunica u tha serbëve se "Kosova është zemra e Serbisë dhe vendi i tij kurr nuk do të heqë dorë nga Kosova." Këto deklarata, udhëheqësit kosovar i cilësojnë si nxitje dhune synim të qartë për ndarje të Kosovës në vija etnike.
"Ne nuk e mojhojmë të drejtën e interesimit për pakicën serbe nga ana e shtetit serb, sikurse që veprohet në shtetet demokratike. Mirëpo, që të vijnë dhe të orgainizojnë diçka që kanë paralajëmërime se janë jolegjitime si proces dhe janë në kundërshtim edhe me Rezolutën 1244, pra si të tilla janë të papranuehsme .... unë do t'ia përcjellë prap edhe në takimin e radhës zotit Rücker sikurse që shprehu edhe një herë qëndrimin e institucioneve të Kosovës se Kosova nuk mund të shërbejë për të ndërtuar struktura paralele", thotë presidenti , Fatmi r Sejdiu.
Shumica e përfaqësuesve të serbëve të Kosovës, kanë parlajmëruar sedo të marrin pjesë në zgjedhjet e Serbisë. Ata madje kanë thënë se menjëherë pas zgjedhjeve, serbët do të themelojnë edhe parlamentin e tyre, me shpjegimin se "serbëve u duhet një përfaqësi, me synim realizimin e të drejtave të tyre legjitime dhe legale." Këtë nismë e arsyetojnë me planin e qeverisë së Serbisë për ndarjen funksionale të serbëve dhe shqiptarëve. Ky plan më herët i është dorëzuar edhe administratës ndërkombëtare. Atë e ka shqyrtuar zyra ligjore në Nju Jork dhe e ka hedhur poshtë për faktin se bie ndesh me Rezolutën 1244 të KS-it.



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (4 vendosur):
Pra keta jane rrencat me te medhenje karieriste servile te huajve.Sepse kane duart e lidhura nga UNmik ja punoni siq ju themi ne ja ne burg.Sepse jane te krymur ne kriminalitet hajni.
Per ate nuk guxojne te levritin veshin.
Si Rugova si keta deri dje kritikuan Rugoven pr tradhtare tashe bejen vete politiken e tradhtarit.
haj kuku medet qka na * gjet neve shqiptareve krejt shpijuna ne i perkrahim,keshtu kurre shtet jo prespektive jo.Hajni vrasje vjedhje keshtu dote na shkon jeta.
Keta jane zagar te tyre servile rroktare kurgja skane ne dore ne dore kane vetem hajnine bandat tenderat.
Populli ska buk me ngrene.
Kufijte jane pa kontrolle sepse ska te definume ne kushtetut kufijte jane pa definim apo pa territor te definum.
Kjo eshte kosove pa kombe kombi shqiptare hiqet sipas kushtetutes ka vetem kosovar.Dmth kombi shqiptare nuk egziston ma ,flamuri multietnik komb multietnik dmth kurre ska pas shqiptare ne kosove po kena qene barabar me serbe keshtu thote plani antishqiptare i Arthisarit dhe keta tradhtaret politikane kane pranue nje gje te tille keshtu thote kushtetuta antishqiptare qe e miratuan te gjithe sepse ska ps debat per miratim eshte miratue me aklamacion pa debat ata qe ishin kunder nu i pyten.
Flamuri Multietnik pro serbe se ka simbole serbe.
Sepse ne komision ka pase edhe serbe pa miratimin e 2,3 te serbeve nuk mund kurgja te ndryshohet skane te drejte sipas planit te arthisarit.PO kete ,,Republik"kete status nuk pranojne kurre patriotet shqiptare kete pranojne vetem pro serbet udbashet dhe komunistet dhe djemt etyre ata te Rugoves qe kane kalue edhe te Thaqi dhe Ramushi per interesa.Patriotet shqiptare i jane bashkue FBKSH-AKSH-dhe levizjes vetvendosje.
PO me 14 ,15 qershore dote shpallet nje asamble kombetare ne shqiperi ku jane te ftuar 500 delegat prej gjitha hapsirave shqiptare dhe diaspore.
Ajo dote jet qeveri si e Mbledhjes se prizerenit para 130 vjeteve.
Tani te shofim si dote shkojne punet.PO veshtire se shqiptaret sjane patriot dhe atdhetare po jane forklorik tallava sevda dhe i bejne qef vetvetes.Ne me se paktu e dojme atdheun apo kombin dhe shitemi lehte lire.
Vendosni komentin tuaj