Faqja e Pare | Rajoni | "Blic": Presidenti serb Tadiq kërcënohet me vrasje

"Blic": Presidenti serb Tadiq kërcënohet me vrasje

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq është kërcënuar me vrasje për shkak të tradhtisë ndaj vendit të tij, ka bërë të ditur gazeta "Blic". Në një letër-kërcënimi që është dërguar në adresë të kabinetit të tij, Tadiq ka marrë porosinë se "do të japë llogari për tradhti ndaj vendit dhe si tradhtar i dëshmuar i popullit serb do të marrë atë që i takon – plumbin në lule të ballit".


“Vetëm ju, tradhtarët, kijeni parasysh se vepra më e rëndë kundërligjore është tradhtia ndaj popullit dhe shtetit, ndërsa ju pikërisht këtë gjë po  bëni. Prandaj, mos jini të sigurt se për këtë gjë nuk do t’ju kapë dora e drejtësisë me dënimin më të rreptë të mundshëm”, shkruhet ndër të tjera në këtë letër dërguar Tadiqit.

Sipas burimeve të kësaj gazete, kjo letër gjoja se është dërguar nga qyteti Çikago i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mirëpo besohet se ajo mund të jetë dërguar edhe nga Serbia.

Letra të cilës i referohet gazeta “Blic”, thuhet të jetë vetëm një nga shumë të tilla që vijnë në adresë të presidentit serb, ku madje bëhet thirrje edhe për vrasjen e tij. Organet kompetente serbe ndërkaq, ende nuk janë prononcuar rreth kësaj letre.

Kërcënimet ndaj Tadiqit thuhet të jenë intensifikuar pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes Serbisë dhe BE-së. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje nga forcat nacionaliste në Serbi është cilësuar si pajtim me pavarësinë e Kosovës.

Komente (3 vendosur):

B92-aga KRITIKANI ne 05 May, 2008 11:34:24
avatar
edhe ky ka me vdek sikur DZINDZIC
ervis - ne 06 May, 2008 07:47:26
avatar
nje serb me pak
B92-aga KRITIKANI ne 06 May, 2008 09:50:29
avatar
Top Channel - Shqip



Të hënën (05.05.2008) në emisionin "SHQIP" në Top Channel do të diskutohet rreth Zgjedhjeve në Serbi dhe votat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Do të ketë debat me liderët lokale në Serbi. Të ftuar në studio, analistë shqiptare dhe sërb.

Dërgoni opinionet tuaja dhe pyetje në adresën e internetit

http://www.top-channel.tv/forum/viewtopic.php?t=19542


TOP Channel dhe Presheva.com

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Korrik, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
1.00