24 ore lajme: Medium Gallup: Partitë antieuropiane ne Serbi me epërsi para atyre proeuropiane Medium Gallup: Partitë antieuropiane ne Serbi me epërsi para atyre proeuropiane ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 05 May, 2008 02:54:00 Në Serbi, egziston shpresa para zgjedhjeve parlamentare që duhet të mbahen më 11 maj, se Marrëveshja për Stabilizim dhe Asocijim, të cilën Serbia e nëshkroi me BE, do ta forcojë bllokun proeuropian të udhëhequr nga presidenti Boris Tadiq Por, në ndërkohë hulumtimi tregi se forcat antieuropiane të udhëhequra nga ultranacionalisti Tomislav Nikoliq dhe Partia Radikale e tij, Partia Socialiste e Serbisë dhe Partia Demokratike e Serbisë e premierit në dorëheqje Voislav Koshtunica do të marrin 137 vende në parlamentin me gjithsej 250 vende, nëqoftëse zgjedhjet do të mbaheshin tani. Blloku proeuropian i Tadiqit do të sigurojë 113 vende. Kjo përsëri, për here të tretë do ta vendosë partinë e Koshtunicës në pozitë kyçe. Koshtunica do të mundej të formonte qeveri me Radikalët dhe Socialistët dhe ta cimentojë largimin e Serbisë nga BE, ose do të mundej të orvatej që të krijojë koalicion me Partinë Demokratike të Tadiqit, siç bëri victim e kaluar Vëzhquesit theksojnë se procesi i krijimit të Qeverisë do të jet i gjatë të cilit do ti paraprijnë një periudhë bisedimesh, marreveshjesh dhe kushtëzimesh politike .